Zagreb-Bled- Ljubljana-Split- Makarska-Mostar 199 EUR/person 4 dite | 3 nete
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Eksploro Ballkanin Qendror me Beautiful Albania!
Një udhëtim magjik që kombinon kulturën, historinë dhe natyrën mahnitëse të Ballkanit! Dy kryeqytete dhe 4 shtete per te vizituar ne kete tur .
Nga bukuritë e Zagrebit dhe romantika e Liqenit Bled, te sharmi alpin i Ljubljanës, magjia mesdhetare e Splitit dhe atmosfera e ngrohtë e Makarskës — çdo ndalesë është një përvojë unike.
Programi përmbyllet në Mostar, qytetin e urës ikonike mbi lumin Neretva, ku historia dhe tradita bashkohen në një mozaik të paharrueshëm.
Çmimi : 199€/person ( me mengjes ) 1 natë në Zagreb , 1 natë në Lubjane , 1 natë në Makarska .
Datat e Udhëtimit :
- Tetor : 30 – 2 Nentor .
- Festat e Nentorit : 28 Nentor- 1 Dhjetor.
Nisja për këtë udhëtim bëhet 1 ditë para datës së publikuar !
Kohëzgjatja: 4 Ditë | 3 Netë
Plani i udhëtimit
- Nisja nga Tirana te (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi) nje dite para ne oren 19:00.
- Nisje nga Lezha te Big Marketi ne oren 20:00.
- Nisje nga Shkodra te ura e Bunes ne oren 20:30
- Udhëtim me ndalesa teknike gjatë rrugës per pushim dhe konsumim kafeje .
- Mbërritja në Zagreb kryeqytetin e Kroacise per te vizituar atraksionet me kryesore te tije si :
• Sheshi Ban Jelačić - Sheshi kryesor dhe zemra e Zagrebit, pikë takimi e njohur që lidh qytetin e vjetër me pjesën moderne dhe ku ndihet gjallëria urbane gjatë gjithë ditës.
• Katedralja e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari - Monumenti më i rëndësishëm fetar i Kroacisë dhe simbol i qytetit të Zagrebit, me arkitekturë madhështore gotike dhe kullat karakteristike që dominojnë panoramën e qytetit.
• Qyteti i vjetër Gornji Grad - Zona historike e Zagrebit, me rrugica kalldrëmi, ndërtesa mesjetare dhe sheshe të qeta që ruajnë traditën dhe historinë e qytetit.
• Kisha e Shën Markut - E famshme për çatinë shumëngjyrëshe me stemat e Zagrebit dhe Kroacisë, ndodhet në zemër të Gornji Grad.
• Rrugicat tradicionale të Tkalčićeva - Një nga zonat më të gjalla të Zagrebit, e njohur për kafene, restorante dhe atmosferë relaksuese, ideale për shëtitje dhe pushim ku do te kemi dhe kohe te lire per konsumimin e drekes . - Vazhdojme me pas drejt hotelit ku pas si te bejme akomodimin do ta kemi mbremjen e lire per ta shijuar ne kryeqytet .
- Konsumimi i mëngjesit në hotel.
- Nisja drejt Liqenit Bled në Slloveni – një nga destinacionet më romantike dhe të famshme të Alpeve Juliane. Vizitë panoramike, mundësi shëtitjeje buzë liqenit dhe fotografi me ishullin dhe kështjellën mbi kodër.
- Pasdite, nisja drejt qytetit te Ljubljanës.
- Kohe e lire per konsumimin e drekes , dhe me pas tur panoramik i qytetit ku do te vizitojme :
• Qytetin e vjetër - Një zonë piktoreske me rrugica kalldrëmi, ndërtesa historike dhe kafene karakteristike, ku ndjehet shpirti kulturor dhe romantik i kryeqytetit Slloven .
• Kështjella e Ljubljanës - E vendosur mbi një kodër mbi qytet, kështjella ofron pamje panoramike mbresëlënëse mbi Ljubljanë dhe lumin Ljubljanica, si dhe hapësira muzeale me histori shekullore.
• Ura e Dragoit - Një nga simbolet më të njohura të qytetit, e famshme për statujat e dragoit – simbol i forcës dhe mbrojtjes së Ljubljanës.
• Sheshi Prešeren - Sheshi kryesor i qytetit, i gjallë dhe plot jetë, i rrethuar nga arkitekturë elegante dhe pika takimi për vendasit dhe vizitorët.
• Lumi Ljubljanica - Lumi që përshkon qytetin dhe i jep atij hijeshi të veçantë, i rrethuar nga shëtitore, ura artistike dhe ambiente relaksi. - Akomodimi në hotel dhe mbremje e lire ne Ljubljane kryeqytetin Slloven .
- Konsumimi i mëngjesit në hotel.
- Nisja drejt Kroacisë ku do te vizitojme qytetin 1700 vjecare te Splitit .
- Vizita në Split do te jete ne atraksionet kryesore dhe me te njohura te tije qe jane :
• Pallati i Dioklecianit - Një nga monumentet më të rëndësishme romake në Europë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. I ndërtuar në shek. IV nga perandori Dioklecian, pallati sot është zemra e qytetit të vjetër të Splitit
• Katedralja e Saint Domnius - E njohur si një nga katedralet më të vjetra aktive në botë, ndodhet brenda Pallatit të Dioklecianit. Fillimisht mauzoleumi i perandorit, sot katedralja është simbol i qytetit dhe ofron pamje panoramike mbresëlënëse nga kambanorja e saj.
• Shëtitorja Riva - Pedonalja më e famshme e Splitit, përgjatë Adriatikut. Riva është vendi ideal për shëtitje, pushim dhe kafe, me pamje nga porti dhe palmë karakteristike, ku ndihet gjallëria e qytetit gjatë gjithë vitit.
• Sheshi Republika - Një shesh elegant me arkitekturë neoklasike, i frymëzuar nga sheshet italiane. Është një pikë takimi e njohur për evente kulturore, koncerte dhe momente relaksi, shumë pranë bregdetit dhe qendrës historike. - Drejtohemi drejt hotelit per te bere akomodimin dhe me pas do te kemi mbremje te lire per ta shijuar ne qytet .
- Konsumimi i mëngjesit në hotel.
- Nisja drejt Bosnjë & Hercegovinës dhe vizite ne nje nga qytet me te bukura te ketije vendi qe eshte qyteti i Mostarit .
- Vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës mbas konsumimit te drekes .
- Mbërritja në Tirane në mbrëmje .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti me autobus komod
- Akomodim 3 netë në hotele 3*/4* (Zagreb, Ljubljana, Makarska)
- Mëngjeset në hotel perkatese
- Shoqërues / guidë profesionale gjatë gjithë udhëtimit
- Shpenzime personale
- Hyrje në monumente/muzeume sipas dëshirës
- Taksat e turistit ne hotele.
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e treta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e skadences.
- Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
- Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
- Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
- Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore