Zagreb-Bled- Ljubljana-Split- Makarska-Mostar 199 EUR/person 4 dite | 3 nete

Zagreb , Lubjane , Split , Mostar

Destinacioni

Zgjat

4 ditë

Fillon nga

199.00

Rreth udhëtimit

Eksploro Ballkanin Qendror me Beautiful Albania! 
Një udhëtim magjik që kombinon kulturën, historinë dhe natyrën mahnitëse të Ballkanit! Dy kryeqytete dhe 4 shtete per te vizituar ne kete tur .
Nga bukuritë e Zagrebit dhe romantika e Liqenit Bled, te sharmi alpin i Ljubljanës, magjia mesdhetare e Splitit dhe atmosfera e ngrohtë e Makarskës — çdo ndalesë është një përvojë unike.
Programi përmbyllet në Mostar, qytetin e urës ikonike mbi lumin Neretva, ku historia dhe tradita bashkohen në një mozaik të paharrueshëm.

 

💶  Çmimi : 199€/person ( me mengjes ) 1 natë në Zagreb , 1 natë në Lubjane , 1 natë në Makarska .

📅 Datat e Udhëtimit :

  • Tetor : 30 – 2 Nentor .
  • Festat e Nentorit : 28 Nentor- 1 Dhjetor.

⚠️ Nisja për këtë udhëtim bëhet 1 ditë para datës së publikuar !

⏳ Kohëzgjatja: 4 Ditë | 3 Netë

Plani i udhëtimit

  • Nisja nga Tirana te (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi) nje dite para ne oren 19:00.
  • Nisje nga Lezha te Big Marketi ne oren 20:00.
  • Nisje nga Shkodra te ura e Bunes ne oren 20:30
  • Udhëtim me ndalesa teknike gjatë rrugës per pushim dhe konsumim kafeje .
  • Mbërritja në Zagreb kryeqytetin e Kroacise per te vizituar atraksionet me kryesore te tije si :
    • Sheshi Ban Jelačić - Sheshi kryesor dhe zemra e Zagrebit, pikë takimi e njohur që lidh qytetin e vjetër me pjesën moderne dhe ku ndihet gjallëria urbane gjatë gjithë ditës.
    • Katedralja e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari - Monumenti më i rëndësishëm fetar i Kroacisë dhe simbol i qytetit të Zagrebit, me arkitekturë madhështore gotike dhe kullat karakteristike që dominojnë panoramën e qytetit.
    • Qyteti i vjetër Gornji Grad - Zona historike e Zagrebit, me rrugica kalldrëmi, ndërtesa mesjetare dhe sheshe të qeta që ruajnë traditën dhe historinë e qytetit.
    • Kisha e Shën Markut - E famshme për çatinë shumëngjyrëshe me stemat e Zagrebit dhe Kroacisë, ndodhet në zemër të Gornji Grad.
    • Rrugicat tradicionale të Tkalčićeva - Një nga zonat më të gjalla të Zagrebit, e njohur për kafene, restorante dhe atmosferë relaksuese, ideale për shëtitje dhe pushim ku do te kemi dhe kohe te lire per konsumimin e drekes .
  • Vazhdojme me pas drejt hotelit ku pas si te bejme akomodimin do ta kemi mbremjen e lire per ta shijuar ne kryeqytet .
  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.
  • Nisja drejt Liqenit Bled në Slloveni – një nga destinacionet më romantike dhe të famshme të Alpeve Juliane. Vizitë panoramike, mundësi shëtitjeje buzë liqenit dhe fotografi me ishullin dhe kështjellën mbi kodër.
  • Pasdite, nisja drejt qytetit te Ljubljanës.
  • Kohe e lire per konsumimin e drekes , dhe me pas tur panoramik i qytetit ku do te vizitojme :
    • Qytetin e vjetër - Një zonë piktoreske me rrugica kalldrëmi, ndërtesa historike dhe kafene karakteristike, ku ndjehet shpirti kulturor dhe romantik i kryeqytetit Slloven .
    • Kështjella e Ljubljanës - E vendosur mbi një kodër mbi qytet, kështjella ofron pamje panoramike mbresëlënëse mbi Ljubljanë dhe lumin Ljubljanica, si dhe hapësira muzeale me histori shekullore.
    • Ura e Dragoit - Një nga simbolet më të njohura të qytetit, e famshme për statujat e dragoit – simbol i forcës dhe mbrojtjes së Ljubljanës.
    • Sheshi Prešeren - Sheshi kryesor i qytetit, i gjallë dhe plot jetë, i rrethuar nga arkitekturë elegante dhe pika takimi për vendasit dhe vizitorët.
    • Lumi Ljubljanica - Lumi që përshkon qytetin dhe i jep atij hijeshi të veçantë, i rrethuar nga shëtitore, ura artistike dhe ambiente relaksi.
  • Akomodimi në hotel dhe mbremje e lire ne Ljubljane kryeqytetin Slloven .
  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.
  • Nisja drejt Kroacisë ku do te vizitojme qytetin 1700 vjecare te Splitit .
  • Vizita në Split do te jete ne atraksionet kryesore dhe me te njohura te tije qe jane :
    Pallati i Dioklecianit - Një nga monumentet më të rëndësishme romake në Europë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. I ndërtuar në shek. IV nga perandori Dioklecian, pallati sot është zemra e qytetit të vjetër të Splitit
    Katedralja e Saint Domnius - E njohur si një nga katedralet më të vjetra aktive në botë, ndodhet brenda Pallatit të Dioklecianit. Fillimisht mauzoleumi i perandorit, sot katedralja është simbol i qytetit dhe ofron pamje panoramike mbresëlënëse nga kambanorja e saj.
    • Shëtitorja Riva - Pedonalja më e famshme e Splitit, përgjatë Adriatikut. Riva është vendi ideal për shëtitje, pushim dhe kafe, me pamje nga porti dhe palmë karakteristike, ku ndihet gjallëria e qytetit gjatë gjithë vitit.
    Sheshi Republika - Një shesh elegant me arkitekturë neoklasike, i frymëzuar nga sheshet italiane. Është një pikë takimi e njohur për evente kulturore, koncerte dhe momente relaksi, shumë pranë bregdetit dhe qendrës historike.
  • Drejtohemi drejt hotelit per te bere akomodimin dhe me pas do te kemi mbremje te lire per ta shijuar ne qytet .
  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.
  • Nisja drejt Bosnjë & Hercegovinës dhe vizite ne nje nga qytet me te bukura te ketije vendi qe eshte qyteti i Mostarit .
  • Vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës mbas konsumimit te drekes  .
  • Mbërritja në Tirane në mbrëmje .

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti me autobus komod
  • Akomodim 3 netë në hotele 3*/4* (Zagreb, Ljubljana, Makarska)
  • Mëngjeset në hotel perkatese
  • Shoqërues / guidë profesionale gjatë gjithë udhëtimit
  • Shpenzime personale
  • Hyrje në monumente/muzeume sipas dëshirës
  • Taksat e turistit ne hotele.

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

    Rezervimi i vendeve:

    • Vendet e para: 10EUR/person
    • Vendet e dyta: 5EUR/person
    • Vendet e treta: 5EUR/person
    • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

    👶 Politikat per Femijet

    • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
    • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
    • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

    Informacione te tjera

    • Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e skadences.
    • Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
    • Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
    • Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
    • Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
    • Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
    📞 Kontakte për rezervime:
    ☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
    📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
    🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme