Kolashin-Podgorice-Budva-Kotorr 2 Dite|1 Nate

Kolashin , Podgorice , Budva , Kotorr Mali i Zi

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

59.00

Rreth udhëtimit

Përjetoni një fundjavë të veçantë në Malin e Zi, duke filluar me vizitën te Ujëvara “Niagara”, e ndjekur nga peizazhet alpine të Kolashinit, ku do të shijoni borën, skitë dhe teleferikun. Pas një ndalese në Podgoricë, udhëtimi vazhdon drejt Sutomores, ku akomodohemi në Hotel Sato dhe relaksohemi me kohë të lirë për drekë dhe pishinë.

Dita e dytë na çon në zemër të bregdetit malazez, me vizita në Kotor e Budva. Në Kotor eksplorojmë qytetin e vjetër dhe, për ata që dëshirojnë, shijojmë një shëtitje me varkë në gjirin mahnitës. Më pas vizitojmë Budvën historike dhe portin e saj të jahteve, përpara se të kthehemi drejt Shqipërisë me një eksperiencë të plotë dhe të paharrueshme.

📍 Destinacionet: Kolashin , Podgorice, Budva , Kotorr .
💶 Çmimi: 59 €/person (darke dhe mengjes + Spa)

📅 Datat e udhëtimit:

  • Dhjetor :
    * 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 27 – 28 .
  • Janar :
    * 1 – 2 , 2 – 3 , 3 – 4 → 65 €/person
  • Janar :
    * 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 shkurt
  • Shkurt :
    * 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 1 mars .

⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë

Plani i udhëtimit

  • Nisja nga Tirana në orën 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi) dhe nga Durrësi në orën 05:00 (Stacioni i Trenit).

  • Udhëtimi vazhdon drejt pikës doganore Hani i Hotit.

  • Pas përfundimit të procedurave doganore, bëjmë ndalesë për të vizituar Ujëvarën “Niagara”, një nga atraksionet natyrore më të veçanta pranë Podgoricës.

  • Nisemi drejt Kolashinit, ku do të kemi kohë të lirë për ski, teleferik dhe shijimin e atmosferës alpine.

  • Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Podgoricës për një vizitë panoramike në kryeqytetin e Malit të Zi.

  • Udhëtimi vazhdon drejt Sutomores, ku do të akomodohemi në Resort Sato.

  • Koha e lirë mund të shfrytëzohet për konsumimin e darkës, relaksim dhe përdorim të pishinës së hotelit.

  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.

  • Nisja drejt Kotorrit, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe pikat më të rëndësishme historike e kulturore.

  • Për ata që dëshirojnë, ofrohet shëtitje me varkë në Gjirin e Kotorrit (opsionale – 8€/person).

  • Udhëtimi vazhdon drejt Budvës, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër, portin e jahteve dhe monumentin simbol të qytetit – Kërcimtaren e Budvës.

  • Pas vizitave, nisja drejt Shqipërisë dhe kthimi në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Akomodimi te hotel Sato.
  • Darke dhe mengjes.
  • Perdorimi i qendres Spa , pishine dimrore , jacuzzi .
  • Guida shoqeruese.
  • Vizitat sipas programit.
  • Bileta e teleferikut 8 €/person
  • Veshjet e skive (fillojne nga 10 € )
  • Taska e turistit ne hotel 2€/p
  • Nuk përfshihet taksa në qytetin e Kotorrit 2€/person kur udhetimi realizohet me autobuz dhe 3€/person kur udhetimi realizohet me mikrobuz
  • Dreka dhe cdo gje tjeter qe nuk eshte e permendur ne rubriken " perfshihet " .

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

     Shënime të Rëndësishme

    Rezervimi i vendeve:

    • Vendet e para: 10€/person
    • Vendet e dyta: 5€/person
    • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

    👶 Politikat per Femijet

    • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
    • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
    • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

    Informacione te tjera

    • Pasaporta(me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për në Malin e Zi.
    • Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
    • Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
    • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
    • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
    📞 Kontakte për rezervime:
    ☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
    📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
    🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme