Zagreb-Bled- Ljubljana-Split- Makarska-Mostar 199 EUR/person 4 dite | 3 nete
Rreth udhëtimit
Eksploro Ballkanin Qendror me Beautiful Albania!
Një udhëtim magjik që kombinon kulturën, historinë dhe natyrën mahnitëse të Ballkanit! Dy kryeqytete dhe 4 shtete per te vizituar ne kete tur .
Nga bukuritë e Zagrebit dhe romantika e Liqenit Bled, te sharmi alpin i Ljubljanës, magjia mesdhetare e Splitit dhe atmosfera e ngrohtë e Makarskës — çdo ndalesë është një përvojë unike.
Programi përmbyllet në Mostar, qytetin e urës ikonike mbi lumin Neretva, ku historia dhe tradita bashkohen në një mozaik të paharrueshëm.
Çmimi : 199€/person ( me mengjes ) 1 natë në Zagreb , 1 natë në Lubjane , 1 natë në Makarska .
Datat e Udhëtimit :
- Tetor : 30 – 2 Nentor .
- Festat e Nentorit : 28 Nentor- 1 Dhjetor.
Kohëzgjatja: 4 Ditë | 3 Netë
Plani i udhëtimit
Nisja nga Tirana në orën 00:00 (mesnatë) me autobus.
•Udhëtim me ndalesa teknike gjatë rrugës.
•Mbërritja në Zagreb.
•Turi i qytetit duke vizituar atraksionet me kryesore te tije si : Sheshi Ban Jelačić, Katedralja, qyteti i vjetër Gornji Grad, rrugicat tradicionale të Tkalčićeva. Kohe e lire per konsumimin e drekes dhe me pas vazhdimi i udhetimit drejt hotelit .
•Akomodimi në hotel në Zagreb dhe mbremje e lire .
•Konsumimi i mëngjesit në hotel.
•Nisja drejt Liqenit Bled në Slloveni – një nga destinacionet më romantike dhe të famshme të Alpeve Juliane. Vizitë panoramike, mundësi shëtitjeje buzë liqenit dhe fotografi me ishullin dhe kështjellën mbi kodër.
•Pasdite, nisja drejt qytetit te Ljubljanës.
•Kohe e lire per konsumimin e drekes , dhe me pas tur panoramik i qytetit: Qyteti i vjetër, Kështjella e Ljubljanës, ura e Dragoit, sheshi Prešeren, lumi Ljubljanica.
•Akomodim dhe fjetje në hotel në Ljubljana.
•Konsumimi i mëngjesit në hotel.
•Nisja drejt Kroacisë ku do te vizitojme qytetin 1700 vjecare te Splitit .
•Vizitë në Split: Pallati i Dioklecianit, Riva e famshme, Sheshi Republika .
•Vazhdimi i udhëtimit drejt Makarskës, qytet bregdetar shumë i njohur për atmosferën e gjallë dhe bukurinë e plazheve.
Akomodim dhe kohe e lire në Makarska per konsumimin e darkes dhe shetitje ne qytet .
•Konsumimi i mëngjesit në hotel.
•Nisja drejt Bosnjë & Hercegovinës dhe vizite ne nje nga qytet me te bukura te ketije vendi .
•Vizitë në Mostar: Ura e famshme mbi lumin Neretva, qyteti i vjetër, pazari tradicional.
•Vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës mbas konsumimit te drekes .
•Mbërritja në orët e vona të mbrëmjes .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti me autobus komod
- Akomodim 3 netë në hotele 3*/4* (Zagreb, Ljubljana, Makarska)
- Mëngjeset në hotel
- Shoqërues / guidë profesionale gjatë gjithë udhëtimit
- Shpenzime personale
- Hyrje në monumente/muzeume sipas dëshirës
- Taksat e turistit ne hotele.
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 15EUR/person
- Vendet e dyta: 10EUR/person
- Vendet e treta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e skadences.
- Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
- Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
- Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
- Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore