Venecia, Verona & Padova (2 Dite – 1 Nate)
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Përjetoni magjinë e veriut të Italisë në një udhëtim të shkurtër, por të pasur me kulturë, histori dhe bukuri arkitekturore. Vizitoni qytetin e dashurisë Verona, qytetin historik të Padovës dhe kryeveprën e lagunës, Venecian romantike. Një fundjavë e planifikuar me kujdes, me guidë profesionale dhe fluturime direkte, për ata që duan të shohin më shumë në pak kohë!
💶 Çmimi: 229 €/person
📅 Data: 14 – 15 Shkurt
Kohëzgjatja : 2 Ditë – 1 Natë
Plani i udhëtimit
✈ Nisja nga Tirana me fluturim direkt në orën 06:55 (Duhet te paraqitemi 2 ore perpara nisjes ne aeroport ku na pret dhe guida)
– Mbërritja në Treviso në 08:35 .
- Pas procedurave doganore udhetojme per ne Venecia.
- Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
• Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
• Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
• Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
• Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
• Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit. - Kohe e lire per te shijuar darken romantike.
- Pas darke nisemi ne drejtim te hotelit qe ndodhet jashte Venecias.
- 🍽 Mëngjesi në hotel
- Pas mengjesit nisemi drejt Verones. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
- Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
- Kohe e lire per te konsumuar dreken
- Viziten tone ne Padova e nisim nga sheshi kryesor i qytetit Prato Della Valle ku ndodhen statujat e 78 figurave kryesore te qytetit te Padoves, ne krah ndodhet Katedralja me e madhe e qytetit Santa Giustina , Bashkia e Qytetit, Pallati Pra dhe Pallati Masin.
- Ne Padova do te vizitojme dhe Katedralen e San Antonio nje nga vendet fetare me te rendesishme ne itali ku besimtare nga vende te ndryshme vijne per pelegrinazh ne kete katedrale.
- Pas vizites ne Venecia nisja nisja për në aeroportin e Trevizos. Fluturimi direct Treviso – Tirane.
✈ Nisja nga Treviso në orën 18:20 – Mbërritja në Tiranë në orën 20:20
Përfshihen NUK Përfshihen
- Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Treviso – Tirane
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
- Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
- Check in i perfshire
- Hyrje ne monumente dhe muzeume
- Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Drekat dhe Darka
- Transferta me anije per ne Venecia vajtje ardhje 30 euro personi ( e detyrueshme )
- Siguracioni i shendetit ne udhetim ( i keshillueshem )
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore