Rreth udhëtimit
Një arratisje dyditore mes bukurisë së Alpeve Shqiptare, historisë së Gjakovës dhe magjisë natyrore të liqenit të Komanit. Shëtit me traget përmes vargmalëve mbresëlënës, eksploro Valbonën me ajrin e saj të pastër dhe atmosferën tradicionale në bujtinat alpine. Një fundjavë për të dashuruar natyrën, qetësinë dhe kulturën shqiptare të veriut.
📍 Destinacionet: Gjakovë – Valbonë – Bajram Curri – Koman
💶 Çmimi: 7500 leke/person
📅 Data e udhëtimit: 31 – 1 Qershor
📅 Data të tjera:
- Qershor : 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 29
- Korrik : 5 – 6 , 12 – 13 , 19 – 20 , 26 – 27
- Gusht : 2 – 3 , 9 – 10 , 16 – 17 , 23 – 24 , 30 – 31
Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
🕕 Nisja:
- Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
- Tirana – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
☕ Ndalesë për kafe gjatë rrugës
🛂 Kalimi në doganën e Morinës
📍 Gjakovë – Vizitë në Çarshinë e Madhe dhe kohë e lirë për konsumimin e drekës .
🚍 Nisja për në Valbonë, shetitje panoramike në luginë dhe me pas akomodimi ne bujtine .
• Mbas nje pushimi ne bujtine , do te relizohet vizita e ujvares se Rrogamit .
🏞️ Opsionale: Ecje deri te Ujëvara e Rrogamit (30 minuta në këmbë) per te shijuar pamjen fantastike te lugines se Valbones .
- Transporti me mjet lokal deri ne afersi te ujvares : 400 Lekë/person
🏡 Akomodimi në bujtinë
🍽 Konsumimi i darkës i lire , me mundesi per ta shijuar darken ne restorantet e Valbones .
🍽 Konsumimi i mëngjesi në bujtinë .
• Me pas behemi gati per te vizituar atraksionet kryesore :
• Mullirin shume vjecare te Valbones .
• Liqenin e Xhemes ( me nje ecje te shkurter ne natyren e bukur te Valbones ).
• Vizita e radhes eshte qyteti i Bajram Currit ku do te kemi mundesine te shijojme nje kafe apo akullohet e famshme te qytetit .
🚤 Nisja drejt liqenit të Komanit dhe shetitje me traget për rreth 2.5 orë në një nga itineraret më panoramike në Ballkan .
🍽 Drekë në Vau i Dejës (opsionale)
🚍 Nisja drejt Tiranës
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
- Akomodimi në bujtinë
- Mëngjesi në bujtinë
- Bileta e trageti në liqenin e Komanit (rreth 2.5 orë)
- Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
- Vizitat sipas programit
- Drekat , darka dhe shpenzimet personale
- Transporti me mjetet e zonës për te ujëvara e Rrogamit: 400 Lekë/person (opsionale)
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 1000 leke/person
🔹 Vendet e dyta: 500 leke/person
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje
👶 Politikat për Fëmijët
- Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).
- Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera :
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore
Kualiteti i Udhëtimit
Udhëtime të ngjashme
Budva, Kotorr & Ulqin - 2 Dite Mes Historise dhe Bregdetit Adriatik
- Cilësia5
- Vendndodhja5
- Çmimi5