UDHETIMET NJE DITORE PER PLAZH

Destinacioni

Zgjat

1 ditë

Fillon nga

Rreth udhëtimit

☀️ 1. Rana e Hedhun – Një ditë relaksi në veri!

💰 Çmimi: 1200 Lekë / person

🏖 Ejani të shijoni një ditë të paharrueshme plazhi në një nga plazhet më të veçanta të veriut të Shqipërisë – Rana e Hedhun, Shëngjin! Rëra e zezë dhe e butë, deti i pastër dhe pamjet natyrore do ju bëjnë të ndiheni si në një ishull të fshehur.

📍 Plani i ditës:

  • Nisja në orën 07:00 nga Tirana, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi, te Universiteti Logos.

  • Qëndrim për plazh në Sueno Resort si nga resortet më të mira të zonës deri në orën 17:00.

  • Kthimi në Tiranë rreth orës 19:00 (Oraret e kthimit nuk jane fikse, duke mare parasysh trafikun qe mund te kete).


🏝 2. Radhimë – Diell, det dhe relaks mes gjirit të Vlorës!

💰 Çmimi: 1600 Lekë / person

Një ditë plazhi në Radhimë, ku deti kristal dhe peisazhi magjepsës i Jonit ju ofrojnë qetësi dhe energji të re. Ideal për ata që duan të largohen nga zhurma e qytetit!

📍 Plani i ditës:

  • Nisja në orën 06:00 nga Tirana (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi).

  • Nisja nga Durrësi në orën 06:35 nga stacioni ne Plepa.

  • Koha e lirë për plazh në Resort Bora Bora si një nga resortet më të bukura të Radhimës deri në orën 17:00.

  • Kthimi në Tiranë rreth orës 21:00 (Oraret e kthimit nuk jane fikse, duke mare parasysh trafikun qe mund te kete).


🌊 3. Dhërmi – Plazh i bardhë dhe blu të thellë në bregdetin më të famshëm shqiptar!

💰 Çmimi: 2000 Lekë / person

Zbuloni bukuritë e Dhërmiut, me plazhe që duken si prej karte postale! Një ditë plot diell, ujë i kristaltë dhe atmosferë verore në jug të Shqipërisë.

📍 Plani i ditës:

  • Nisja në orën 06:00 nga Tirana (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi).

  • Nisja nga Durrësi në orën 06:35 nga stacioni ne Plepa.

  • Ndalese e shkurtër për kafen e mëngjesit.

  • Nisemi drejt Dhermiut ku ndalojme te Luciano dhe ju me pas zgjidhni vendin ku deshironi të qëndroni per plazh .

  • Nisja për kthim në orën 17:00, me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.

Plani i udhëtimit

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje me automjete komode
  • Shezllonet nuk jane te perfshira ne cmim dhe fillojne nga 1000 leke.
  • Udhetimet jane vajtje-ardhje per plazh, nuk jane me guide shoqeruese.

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme