Struge-Oher-Shen Naum 1 dite

💶  Çmimi : 18€/person

📅 Data :  8 , 9 Mars

Data të tjera : 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30  Mars
: 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 20 , 26 , 27  Prill

✅ Çfarë përfshihet në çmim?

✔ Transporti vajtje-ardhje
✔ Vizitat sipas programit
✔ Udhërrëfyes (guidë) gjatë udhëtimit

————————————————————————————————————-

ℹ INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :

🔹 Rezervimi i vendeve të para: 5€
🔹 Vendet e dyta: 3€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje .

Detaje të tjera :
• Pasaporta(me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për në Maqedonine e Veriut .
• Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

ℹ️ Informacion & Rezervime
📞
 Kontakte për rezervime:
☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.
————————————————————————————————————-
INFORMACION I RENDESISHEM PER KLIENTET
1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro .
2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore .

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Struge-Oher-Shen Naum
🕕 Nisja:
•Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
•Nga Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
•Nga Elbasani: Ora 6:45 (Kryqëzimi i Cerrikut )
📌 Programi :
☕ Ndalese për kafe dhe pushim gjatë rrugës.
🏢 Kalimi i kufirit në doganën e Qafë Thanës dhe udhëtimi drejt Strugës.
- Vizitojmë në këtë qytet Grykëderdhjen e Drinit të Zi , shëtitoren në të dy anët e lumit dhe urat e shumta që ka qyteti që e kan bërë te njohur dhe si qyteti i urave .
- Më pas nisemi drejt qyteti piktoresk të Ohrit i cili është dhe një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCOS për të vizituar :
• Kështjellen e Ohrit 🏰: Kështjella e Ohrit, e cila ofron pamje spektakolare të qytetit dhe liqenit të Ohrit. Një pikë e shkëlqyer për të mësuar më shumë mbi historinë dhe zhvillimin e qytetit.
• Liqeni i Ohrit 🌊: Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Europës, i njohur për biodiversitetin e tij. Mund të shijoni një shëtitje ne kete liqen me anije (Opsionale)
• Kisha e Shën Sofisë ⛪:Kjo kishë bizantine është një nga atraksionet kryesore të qytetit dhe është e njohur për afresket e saj të mrekullueshëm, që datojnë që nga shekulli i 11-të.
• Xhamia e Ali Pashes 🕌: Xhamia e Carshisë, e ndërtuar gjatë periudhës osmane, është një shembull i bukur i arkitekturës osmane dhe një pjesë e rëndësishme e historisë të qytetit.
• Pazar i Vjetër i Ohrit 🛍️: Një shëtitje në Pazarin e Vjetër të Ohrit është një mundësi për të zbuluar artizanatin lokal dhe për të shijuar atmosferën historike të qytetit.
- Kohe për konsumimin e drekës mbas vizitës së qytetit .
- Nisemi drejte Shën Naumit ku para se të arrijmë do të kemi një ndalesë për të shijuar me pamje panoramike Parkun Ujor të Ohrit .
- Viziojmë Shën Naumin duke na ofruar një kombinim të bukur të natyrës dhe historisë me mundësi për ecje dhe relaksim në një ambient të pasur me bimësi dhe peisazhe të mrekullueshme gjithashtu duke vizituar kishën e Shën Naumit e cila është një nga monumentet më të rëndësishme të Ohrit dhe një nga kishat më të vjetra në rajon, e ndërtuar në shekullin e 9-të .
- Vizita e fundit do të jete në Tushemisht ku do të mund të bëjme foto me teta Ollgën
🚍 Nisja drejt Tiranës me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës .
🕘 Mbërritja në Tiranë & Durrës në mbrëmje .
Nga
18 
0
18 
Në dispozicion:
Total:
0
18 

Përfshirë/Përjashtuar

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Guide shoqeruse
  • Vizitat sipas programit
  • Dreka dhe shpenzimet personale