STAMBOLL-SELANIK-SOFIE 5 Dite | 4 Nete 149 EUR/person

Selanik, Stamboll , Sofie

Destinacioni

Zgjat

5 ditë

Fillon nga

149.00

Rreth udhëtimit

Nga sheshet elegante të Selanikut, tek magjia e Bosforit në Stamboll dhe bukuria klasike e Sofjes, ky udhëtim ju çon përmes tre qyteteve të mrekullueshme që bashkojnë Lindjen me Perëndimin.
Shëtitje, atraksione historike, blerje, argëtim dhe momente të paharrueshme  gjithçka në një itinerar të organizuar me kujdes për një eksperiencë unike!

 

💶  Çmimi : 149 €/person (1 natë në Selanik| 2 netë në Stamboll , 1 natë në Sofie )

📅 Data e Udhëtimit : 27 Nentor – 1 Dhjetor

⏳ Kohëzgjatja: 5 Ditë | 4 Netë

Plani i udhëtimit

🕔 Nisja në orën 05:00 nga Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
Ndalesë për kafe dhe mëngjes gjatë rrugës dhe vazhdim i udhetimit drejt Selanikut . Pas akomodimit ne hotel , vizitë në atraksionet kryesore ne qender te qytetit :

  • Kulla e Bardhë – simboli i qytetit me pamje panoramike mbi Gjirin Thermaik
  • Sheshi Aleksandër – me statujën monumentale të Aleksandrit të Madh
  • Çadrat e Selanikut – një vepër arti bashkëkohore
  • Sheshi Aristotel – një përzierje elegante e arkitekturës bizantine dhe perëndimore
  • Kisha e Sh. Dhimitrit dhe Forumi Romak

Kohe e lire per konsumimin e darkes dhe shijimin e mbremjes Greke ne qytet .

Konsumimi i mëngjesit në hotel. Vazhdojme udhetimin drejt Stambollit me ndalesa te shkurtera gjate rruges . Vizite ne Aquariumin e Stambollit i cili eshte nder me te medhenjte ne bote per nga vellimi dhe tematika  i cili strehon 17,000 krijesa tokësore dhe detare. Vazhdojme udhetimin drejt hotelit per tu akomoduar dhe me pas do te kemi kohe te lire .

  • Dita nis me konsumimin e mengjesit ne hotel.
  • Vazhdojme vizitat ne Stamboll ku vizita e pare do te jete ne kodren Pierre Loti ku do kemi nje pjese te shkurter ngjitje-zbritje me teleferik me nje pamje fantastike nga Briri i Arte dhe me pas nje vizite ne lagjen Balat e njohur si lagjia Cukur.
  • Drejtohemi drejt lagjes Eminonu si nje nga lagjet me te vjetra te qytetit ku do te mund te marim anije dhe te vazhdojme shetitjen ne vendin me te bukur te Stambollit , ngushticen e Bosforit per rreth 1 ore .
  • Me pas do te kemi nje vizite ne sheshin Taksim ku do te kemi mundesi te konsumojme dreken dhe me pas te shetisim ne dyqanet e shumta te rruges Istiklal .
  • Rikthehemi ne hotel dhe behemi gati per mbremjen turke.
  • Nder pjeset me te bukura dhe argetuese te vizites ne Stamboll eshte nata turke ose Turkish Show, mbremje e organizuar me muzike dhe shfaqje tradicionale turke dhe jo vetem ne ujrat e Bosforit deri ne mesnate.(Opsionale 35EUR/per ku perfshihet transporti nga hoteli, darka dhe pije pa limit .
  • Konsumojme mengjesin ne hotel.
  • Drejtohemi drejt sheshit Sulltan Ahmet ku do te vizitojme Xhamine Blu , Hipodromin , xhamine e Aye Sofisë .
  • Me pas largohemi nga Stamboll per tu nisur drejt qytetit te Sofias me ndalesa te shkurtra pergjate rruges .
  • Pasi arrijme ne Sofie , bejme akomodimin ne hotel dhe mbremje e lire per ta shijuar ne qytet .

Konsumimi i mengjesit ne hotel . Behmi gati te vizitojme atraksionet kryesore te Sofies dhe me pas nisemi drejt Tiranes .

Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë ne mbremje .

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Xhiro me anije ne Bosfor 15 €/person e detyrueshme dhe paguhet ne zyre !
  • Turkish Show 35 euro/p Darke+pije+transport
  • Akuariumi 30 euro/person
  • Kodra e Te dashuruarve dhe xhamia Camlica 10 €/person
  • Pierre Loti dhe lagjia Balat 10 euro/p
  • Taksa lokale për turistët 2/person/nate
  • Gjithcka e papërmendur në çmim përfshihet

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    ⚠️ Shënime të Rëndësishme

    Rezervimi i vendeve:

    • Vendet e para: 10EUR/person
    • Vendet e dyta: 5EUR/person
    • Vendet e treta: 5EUR/person
    • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

    👶 Politikat per Femijet

    • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
    • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
    • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

    Informacione te tjera

    • Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 6 muaj nga data e skadences.
    • Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
    • Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
    • Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
    • Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
    • Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
    📞 Kontakte për rezervime:
    ☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
    📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
    🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme