2 Ditë – 1 Natë
– Cmimi: 75 euro/𝐏
📅 Data : 7-8 , 8-9 Mars
Në cmim përfshihet:
Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi në hotel 1 natë në Selanik
Mëngjesi
Vizitat sipas programit
Guida shoqëruese
————————————————————————————————————-
ℹ INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
🔹 Vendet e dyta: 5€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje
 Detaje te tjera:
• Rezervimi mbyllet në momentin që kryhet pagesa.
• Pasaporta me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës .
• Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
• Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
ℹ️ Informacion & Rezervime
📞 Kontakte për rezervime:
•☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.
————————————————————————————————————-
INFORMACION I RENDESISHEM PER KLIENTET
1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore.
📌 PROGRAMI
🗓 Dita 1
🚍 Nisja:
• Tirana – 05:00 nga Universiteti Logos (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi)
– Ndalesë për kafe dhe mëngjes.
– Me pas i drejtohemi pikës doganore Kapshticë.
– Pas procedurave doganore vazhdojmë drejt Ujevarës Edessa një nga më të njohurat në Greqi .
– Mbas si të shijojmë pamjen fantasike të Ujvarës Edessa konsumojmë drekën në një nga restorantet në qytetin Edessa .
- Nisemi drejt Selanikut ku do të akomodohemi në hotel.
– Kohe e lire për konsumimin e darkës në një prej tavernave të zonës nën sygjerimin e guidës dhe shopping sipas dëshires.
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
– Vizitat në atraksionet kryesore të qytetit të Selanikut si qyteti i dytë më i madh i Greqise dhe një nga vendet më të gjalla për tu vizituar, duke ofruar të gjitha llojet e objekteve dhe disa pika historike dhe kulturore sic janë :
• Kulla e Bardhe(simbol i qytetit ) një kullë e ndërtuar nga Osmanët dhe kthyer në një burg famëkeq në periudhën e kësajë perandorie . Një nga gjërat më të mira për të bërë është të ngjiteni në ballkon, ku do të shpërbleheni me pamje mahnitëse të qytetit dhe Gjirit Thermaik!
• Sheshi Aleksandër ku do mund të shikoni statujën e mbretit të madh Maqedonas cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e botës .
• Cadrat e Selanikut është një vepër arti mbreslënëse e skulptorit të famshëm Giorgios Zoggolopoulos .
• Sheshi Aristotel i karakterizuar nga përzierja e tij e mrekullueshme e arkitekturës bizantine dhe perëndimore.
– Vazhdojmë drejt Kosturit ku do të kemi ndalesen e radhës për konsumimin e drëkes dhe vizitë të qytetit liqenor të zbukuruar dhe nga pallatet e bukura të ndërtuara në shek17-18 kur qyteti lulëzoi për shkak të tregtisë .
- Nisemi drejt Tiranes me ndalesa të shkurtra gjatë kthimit.
– Kthimi në Tirane dhe Durres në mbremje.
Fundi i shërbimit tonë !
Le të bëjmë së bashku udhëtimin tuaj të ardhshëm jo vetëm një pushim, por një përvojë transformuese që do të mbetet me ju përgjithmonë.
© BeautifulAlbania.al. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Punuar nga sajdoko