Pushime magjike ne Riviera e Malit te Zi – Relaks, luks dhe det kristal ne Resort Sato 4*
Rreth udhëtimit
🐚 Këtë verë, dhuro vetes një arratisje nga rutina në një nga perlat e Adriatikut – Riviera e Malit të Zi!
🌊 Resort Sato ju pret me akomodim modern, plazh privat dhe ambiente relaksuese që krijojnë përvojën perfekte të pushimeve.
✨️ Zgjidhni midis paketave 3-ditore apo qëndrimeve më të gjata prej 5 ditësh dhe shijoni çdo moment nën rrezet e diellit, me detin në sfond dhe qetësinë që keni kërkuar prej kohësh.
📌 Shihni më poshtë datat dhe çmimet speciale për çdo periudhë të verës dhe rezervoni tani për një eksperiencë të paharrueshme:
🌊 5 Ditë / 4 Netë (Tranpsort+Mengjes+Darke+Shezllone)
• 7-11 Korrik: 299€
• 14-18 Korrik: 299€
• 21-25 Korrik: 315€
• 28 Korrik – 1 Gusht: 315€
____________________
🌊 5 Ditë / 4 Netë (Tranpsort+Mengjes+Darke+Shezllone)
• 4-8 Gusht: 345€
• 11-15 Gusht: 345€
• 18-22 Gusht: 345€
• 25-29 Gusht: 345€
_____________________
🌊 Shtator: Transport+Mengjes+Darke+Shezllone
• 5 Ditë / 4 Netë
• 1-5 Shtator: 299€
💡 Info shtesë për udhëtarët me transport individual:
Për të gjithë ata që përdorin transport individual , përfitojnë zbritje -20 euro nga cmimi i paketës sipas datave dhe cmimeve .
Plani i udhëtimit
🕖 07:00 – Nisja nga Tirana
Nisemi herët për të përfituar sa më shumë nga dita!
☕ Ndalese për kafe – pas kalimit të Doganës në Muriqan
Kafe e shpejtë dhe pak çlodhje përpara se të nisim ditën.
🏖️ Vizitë dhe plazh në qytetin e Ulqinit
Shetitje ne pedonalen buze detit , vizite e kalase se Ulqinit dhe kohe e lirë për të shijuar detin e rrezet e diellit .
🏨 Vazhdojme drejt hotel Sato per tu akomoduar .
Regjistrimi dhe akomodimi në dhoma, pak çlodhje pas ditës.
🍽️ Darkë e shijshme në hotel
Ushqim i shijshem me darke bufe dhe atmosferë relaksuese.
🏊♂️ Mbrëmje e lirë – Pishina & argëtim .
Shijo pishinën e hotelit apo një shëtitje të qetë në ambientet përreth.
Mëngjes në hotel
Nisim ditën me një mëngjes të pasur dhe energji për gjithçka që na pret!
🚤 Opsionale – Shetitje me anije në “Plazhin e Mbretëreshës”
Një aventurë unike në det, drejt një nga plazhet më të bukura dhe të fshehura të Rivjeres Malazeze !
💶 Çmimi: 20€ për person
👥 Kërkohen minimumi 20 persona për realizimin e turit
🏖️ Plazh & relaks i lirë
Për ata që nuk zgjedhin anijen – dita vazhdon me shijimin e rrezeve te diellit , not dhe çlodhje në plazh 🌞
🕒 Kohe e lirë pasdite
Mundësi për një shëtitje në qytet, suvenire apo një kafe buzë detit ☕
🍽️ Darkë në hotel & natë e lirë
Një tjetër mbrëmje relaksuese me shije të mirë dhe atmosferë të qetë 🌙
🍽️ Mëngjes në hotel
Një tjetër mëngjes i shijshëm për të nisur ditën plot energji.
🚌 Opsionale – Tur kulturor në Mal të Zi
💶 Çmimi: 15€ për person
👥 Minimumi 20 persona për realizimin e turit
Një ditë për ata që duan të përjetojnë më shumë nga kultura dhe historia e rajonit.
📍 Vizitë në qytetin e lashtë të Kotorrit – rrugicat mesjetare, muret historike dhe porti piktoresk.
🏖️ Vazhdojmë drejt Budvës – shëtitje në qytetin e vjetër dhe pushim në plazhet e saj fantastike!
📸 Mundësi për foto të mrekullueshme, eksplorim dhe relaks nën diell.
🏨 Kthimi në hotel në orët e pasdites
Pak çlodhje pas një dite plot përjetime.
🌙 Konsumimi i darkes dhe mbrëmje e lirë në dispozicionin tuaj
Relaksohu pranë pishinës, shijo një pije freskuese ose bëj një shëtitje ne pedonalen prane hotelit .
🌞 Dita 4 – Pushim total & plazh i pastër
🍽️ Mëngjes në hotel
Nisim ditën pa nxitim, me një mëngjes të këndshëm dhe atmosferë pushimi.
🏖️ Shijim i plazhit të hotelit
Relaksohu në bregdet, nën rrezet e diellit, me shezllone të përfshira në çmim dhe qetësi maksimale 🌊🌴
🕶️ Dita është e lirë për të shijuar detin, për të lexuar një libër, për të bërë një dremitje në shezllon apo për të notuar pa orar ⛱️
🍽️ Darkë në hotel
Mbyllim ditën me një darkë të këndshme në ambientet e hotelit – shije, relaks dhe biseda të bukura me grupin 🌙✨
🍽️ Mëngjes në hotel
Nisim ditën me një mëngjes të shijshëm për energji.
🕚 Check-out në orën 11:00
Largoheni nga hoteli me kujtime të bukura dhe plot energji pozitive.
Nisje drejt Tiranës
Rruga e kthimit drejt Shqipërisë, me ndalesa të shkurtra për çlodhje gjatë rrugës.
🌆 Mbërritja në Tiranë
Arritja e planifikuar në mbrëmje .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi ne hotel.
- Darke dhe mengjes per ditet e qendrimit.
- Perdorimi i pishines.
- Perdorimi i shezlloneve ne plazhin e hotelit.
- Shoqerues grupi.
- Spa(jacuzzi, sauna banjo turke)
- Cdo gje tjeter qe nuk cilesohet ne rubriken "perfshihet "
Rezervo Tani
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore