Plazh ne Budva-Plloce
Rreth udhëtimit
Një ditë plot relaks dhe argëtim në bregdetin e Malit të Zi!
Nisemi herët nga Tirana dhe Durrësi drejt Pllocës për të shijuar detin, plazhin dhe një super Schiuma Party nën ritmet e verës! Më pas vizitojmë Budvën, një nga qytetet më të bukura bregdetare, përpara se të kthehemi në mbrëmje me kujtime të paharrueshme. 🌊🎉
Destinacionet: Budva & Plloce , Mali i Zi
Çmimi : 18 €/ person
Datat e udhëtimit:
- Korrik : 19 , 20 , 26 , 27
- Gusht : 2 , 3 , 9 , 10 , 16 , 17 , 23 , 24 , 30 , 31
Plani i udhëtimit
Nisja:
- Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
- Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
- Lezhë – Ora 07:00
- Shkodër – Ora 07:45
Ndalesë për pushim dhe kafe pas kalimit të doganës në Muriqan
-
Mbërritja në Pllocë, një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit malazez – ku do të kemi kohë të lirë për plazh, not dhe relaks total.
-
Gjatë qëndrimit, organizohet Schiuma Party 🏖🎉 me muzikë dhe atmosferë verore për të gjallëruar ditën në bregdet.
-
Pas plazhit, ndalojmë për një vizitë në Budva, qytetin e bukur bregdetar me histori, arkitekturë të veçantë dhe mundësi për shëtitje, foto apo blerje suveniresh.
-
Kthimi drejt Shqipërisë me nje ndalese te shkurter per pushim dhe kafe gjate rruges .
- Kthimi ne Tirane dhe Durresi rreth ores 21 ne mbremje .
🎒 Çfarë duhet të merrni me vete?
Rrobat e plazhit, krem mbrojtës, ujë, syze dielli, buzëqeshje dhe shumë energji pozitive!
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Guida shoqeruese.
- Shpenzimet personale
- Cadrat , shezllonet
- Cdo gje tjeter qe nuk permendet ne rubriken perfshihet
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 5€
🔹 Vendet e dyta: 3€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje .
- Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
- Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës.
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë
Detaje të tjera :
- Pasaporta(me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për në Malin e Zi.
- Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore