Plazh, Camping & Chill ne Gjipe 2 Dite|1 Nate

Gjipe Dhermi , Shqiperi

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

42.00

Rreth udhëtimit

✨ Udhëtim i paharrueshëm drejt Gjipesë – Aventurë, natyrë dhe relaks në brigjet e Jonit!

Ejani me ne në një aventurë dyditore që kombinon natyrën e egër, detin kristaltë dhe atmosferën miqësore të kampingut në një nga destinacionet më magjepsëse të bregdetit shqiptar – Gjipe! Ky udhëtim përfshin plazh, eksplorim të kanionit, natë nën yje me lojëra dhe muzikë, si dhe mundësi për të zbuluar bukuritë e fshehura të detit me skaf. Një përvojë për t’u shijuar nga fillimi deri në fund – larg zhurmës së përditshme dhe pranë natyrës që të lë pa fjalë.

 

💶 Çmimi:  4200 Leke/person

📅 Datat e udhetimit :

Qershor : 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 29
Korrik :  5 – 6 , 12 – 13 , 19 – 20 , 23 – 24 , 26 – 27 , 30 – 31 » 4500 Leke/person .
Gusht :  2 – 3 , 6 – 7 , 9 – 10 , 13 – 14 , 16 – 17 , 20 – 21 , 23 – 24 , 27 – 28 , 30 – 31 » 4500 Leke/person .
Shtator : 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 27 – 28 » 4500 Leke/person .

⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë | 1 Natë

Plani i udhëtimit

  • 06:00 – Nisemi nga Tirana, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” tek Universiteti Logos.
  • 06:35 – Ndalojmë për t’u bashkuar me pjesen tjeter te grupit në stacionin e Plepave, Durrës.
  • Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë për kafe dhe për të shijuar freskinë e mëngjesit.
  • Vazhdim drejt Gjipesë, ku do të akomodohemi në çadrat e kampingut sipas kërkesave të bëra.(per te zbritur ne plazhin e Gjipese nga parkimi eshte rreth 20 minuta ecje ne kembe).
  • Ditë e lirë për plazh ne ‘ Gjirin e Perendive ′ dhe shijim të natyrës së paprekur qe ka ky vend .
  • 17:30 – Takim për një eksplorim të emocionueshëm të kanionit të Gjipesë, një vend i mahnitshëm me pamje të jashtëzakonshme natyrore dhe sfide per te ngjitur litaret e shumte qe ndodhen atje .
  • Në mbrëmje, rreth zjarrit të kampit ose ne plazh do të organizohen aktivitete argëtuese, lojëra dhe muzikë për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive nen yje .
  • Zgjimi sipas dëshirës dhe shijimi i mëngjesit ne restorantin e kampit nga ora 08:00 deri në 10:30.

  • Gjithë dita në dispozicion për relaks në plazh, lojë volejbolli dhe shijim të ambientit të bukur bregdetar.

  • Për të pasuruar eksperiencën, mundësi për xhiro me skaf (opsionale) për të eksploruar Shpellën e Pellumbave dhe Shpellën e Pirateve.

  • 17:00 – Nisemi për kthim drejt Tiranës, me ndalesa te shkurtera pergjate rruges .

  • Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje, pas dy ditëve plot emocione, aventurë dhe relaks të pakrahasueshëm.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Fjetja ne cader kampingu (me dysheke dhe carcaf).
  • Perdorimi i dusheve,tualeteve dhe elektricitetit.
  • Mengjesi ne kamp.
  • Guida shoqeruese.
  • Drekat , darka dhe shpenzime personale.
  • Xhiro me skaf opsionale (1200leke/person).
  • Cdo gje tjeter qe nuk permendet ne rubriken perfshihet.

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    ⚠️ Shënime të Rëndësishme

    INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

    🔹 Rezervimi i vendeve të para: 1000 leke/person
    🔹 Vendet e dyta: 500 leke/person
    🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje

     Politikat për Fëmijët
    • Fëmijët 0-2 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
    • Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës.
    • Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotëDetaje te tjera :
    • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
    • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

    📌 Cfare duhet te keni me vete:
    • Rroba sportive, rroba banjo, sandale, krem dielli, nderresa etj.
    • Ushqime, fruta te thata, cokollata, uje.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme