Nje dite ne : LEPUSHE-TAMARE-VERMOSH
Rreth udhëtimit
Zbuloni Bukuritë e Veriut të Shqipërisë – Një Ditë Plot Aventurë dhe Relaks
Nisuni në një udhëtim të paharrueshëm drejt zemrës së veriut shqiptar, ku natyra e paprekur, peisazhet magjepsëse dhe traditat lokale ju presin të eksplorohen. Nga qyteti i Shkodrës, te kanionet dramatike të Vermoshit, deri tek ujëvara dhe fshati autokton i Lepushës, ky udhëtim njëditor është krijuar për të ju ofruar një përvojë të plotë dhe unike . Relaksohuni në natyren e bukur te Tamares , shijoni ushqimin tradicional lokal, dhe përjetoni magjinë e veriut shqiptar në një ditë të vetme.
Destinacionet: Lepushe-Tamare-Vermosh
Çmimi : 1900 leke/person
Datat e udhëtimit:
- Qershor : 1 , 8 , 15 , 22 , 29
- Korrik : 6 , 13 , 20 , 27
Plani i udhëtimit
Nisja:
- Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
- Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit )
-
Ndalese për kafe dhe pushim gjate rruges .
-
I drejtohemi ballkonit në Leqet e Hotit për fotografi dhe për të shijuar peisazhin mahnitëse natyrore që ky vend ofron.
-
Vazhdojme drejt Vermoshit, skaji më verior i Shqipërisë, ku do të vizitojmë Kanionin e Bashkimit – një prej destinacioneve më magjepsëse me natyrë të paprekur dhe fshatin e Vermoshit .
-
Vizita e radhes eshte Lepusha , ku do të vizitojmë fshatin karakteristik dhe ujëvarën e Lepushës , gjithashtu do kemi mundesine te konsumojme dhe dreken ne nje nga restorantet e zones .
-
Pas konsumimit te drekës do te kemi një ndalesë në Tamare, ku do te kemi një shëtitje të këndshme përgjatë pedonales së bukur dhe kohe per konsumimin e kafes .
-
Nisemi drejt Tiranës, duke bërë një ndalesë të shkurtër per pushim gjatë rrugës .
-
Mbërritja në Tiranë dhe Durrës ne mbremje .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje me automjet komod .
- Vizitat sipas programit .
- Guida shoqeruese gjate udhetimit .
- Dreka dhe shpenzimet personale.
- Cdo gje qe nuk cilesohet ne rubriken "perfshihet".
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve të para: 500 leke/person
Vendet e dyta: 300 leke/person
Vendet e tjera rastësore në nisje
- Fëmijët 0-2 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
- Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës.
- Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë
Detaje te tjera :
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Cfare duhet te keni me vete:
• Rroba sportive, rroba banjo, sandale, krem dielli, nderresa etj.
• Ushqime, fruta te thata, cokollata, uje.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore