Nje dite ne: Lumi i Shales-Liqeni i Komanit-Blini Park

Lumi i Shales,Koman, Shqiperi

Destinacioni

Zgjat

1 ditë

Fillon nga

30.00

Rreth udhëtimit

Një udhëtim mahnitës në zemrën e veriut të Shqipërisë, ku natyra shfaqet në formën e saj më të pastër dhe spektakolare. Lundrojmë nëpër Liqenin e Komanit me pamjet panoramike te jashtezakonshme që të ofron gjatë rrugës janë një galeri natyrore e papërsëritshme, për të mbërritur në Lumin e Shalës, një perlë natyrore me ujëra të kristalta dhe ambiente të qeta për relaks dhe aventura. Vizita në Blini Park e plotëson përvojën me shije lokale dhe qetësinë e natyrës alpine.

Një ditë larg rutinës, në zemër të një prej mrekullive më të bukura të Shqipërisë.

📍 Destinacionet: 𝐋𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐡𝐚𝐥𝐞𝐬-𝐋𝐢𝐪𝐞𝐧𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭-𝐁𝐥𝐢𝐧𝐢 𝐏𝐚𝐫𝐤
💶 Çmimi : 3000 leke/person
📅 Datat e udhëtimit:

  • Maj: 17 , 18 , 24 , 25 , 31
  • Qeshor : 1 , 7 , 8 , 14 , 15 , 21 , 22 , 28 , 29

Plani i udhëtimit

🕕 Nisja:

  • Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
  • Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit )

• Ndalese gjate rruges per kafen e mengjesit.
• Me pas vazhdojme rrugen drejt Liqenit te Komanit nga ku do marrim varken per tu nisur drejt "Tajlandes Shqipetare".
• Behemi gati per te hipur ne varke ku per 1 ore e 20 minuta do lundrojme nen shoqerine e nje pamjeje magjike qe te ofron Liqeni i Komanit .
• Pasi arrijme te Blini Park kohe e lire per konsumimin e drekes, shijimi i natyres fantastike dhe freskim ne ujin e kristalte te lumit te Shales.
• Pas dreke behemi gati per tu kthyer ne Koman.
• Ndalese gjate kthimit per kafe dhe nje pushim te shkurter .
• Me pas behemi gati per tu nisur drejt Tiranes pas nje ekperience te paharrueshme .
• Kthimi ne Tirane dhe Durres rreth ores 21:00.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Bileta e Varkes Koman-Lumi i Shales-Koman.
  • Guida shoqeruese.
  • Dreka dhe shpenzimet personale.
  • Cdo gje qe nuk cilesohet ne rubriken "perfshihet".

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

    🔹 Rezervimi i vendeve të para: 500 leke/person€
    🔹 Vendet e dyta: 300 leke/person
    🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje

     Politikat për Fëmijët
    • Fëmijët 0-2 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
    • Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës.
    • Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë

    📌 Cfare duhet te keni me vete:
    • Rroba sportive, rroba banjo, sandale, krem dielli, nderresa etj.
    • Ushqime, fruta te thata, cokollata, uje.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme