Rreth udhëtimit
Një udhëtim mes natyrës, historisë dhe kulturës greke!
Zbuloni Greqinë veriore në një aventurë 3-ditore plot emocione dhe bukuri natyrore.
Nga ujëvarat magjike të Edessës dhe atmosfera mikpritëse e Selanikut, te mrekullia shpirtërore e Meteoras dhe sharmi historik i Janinës — ky udhëtim është një përvojë që prek çdo ndjesi.
Nën shoqërimin e guidës , do të shijoni peisazhe mahnitëse, tradita autentike dhe momente relaksi që do t’i kujtoni gjatë.
Çmimi : 129 €/person (1 nate ne Meteora| 1 nate ne Selanik )
Data e Udhëtimit : 28 – 30 Nentor
Kohëzgjatja: 3 Ditë | 2 Netë
Plani i udhëtimit
Nisja:
Nga Tirana: Ora 05:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
Nga Durrësi: Ora 05:30 (Stacioni i Trenit)
Itinerari:
Udhëtimi drejt doganës së Kakavijës me një ndalesë të shkurtër për pushim dhe kafe përgjatë rrugës.
Mbërritja në Janinë, kryeqendrën e Epirit.
Vizitë në Kalanë e Janinës, Xhaminë e Asllan Pashës, Varrin e Ali Pashës dhe Ishullin Pamvotis (Opsionale: Xhiro me anije 5 €/person vajtje-ardhje për të vizituar ishullin ku ndodhet dhe muzeu i Ali Pashës).
Kohë e lirë për konsumimin e drekës në Janinë.
Nisja drejt Kallabakës dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë ose organizim në një tavernë lokale me menu të lirë dhe mundësi për muzikë shqiptare apo greke.
Pas mëngjesit në hotel, nisja për vizitën e Meteoras, një nga mrekullitë më të jashtëzakonshme natyrore dhe shpirtërore të botës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vizitë panoramike dhe ndalesë në dy nga manastiret më të famshëm të ndërtuar mbi majat e shkëmbinjve madhështorë.
Koha e lirë për fotografi dhe drekë në qytetin e Kalabakës.
Pasdite, udhëtimi vazhdon drejt Selanikut.
Pas akomodimit në hotel, mbrëmje e lirë në qendër të qytetit.
Nën sugjerimin e guidës, mund të shijoni një darkë tipike greke në tavernat e njohura për atmosferën e tyre të ngrohtë dhe muzikën tradicionale.
Konsumojme mëngjesin në hotel.
Nisja për një tur panoramik të Selanikut, qyteti që bashkon lashtësinë me stilin modern urban.
Vizita kryesore:
-
Sheshi Aristotelous – zemra e qytetit
-
Forumi Romak (shek. II pas Krishtit)
-
Kulla e Bardhë – simboli i Selanikut
Pas vizitës, vazhdojmë drejt qytetit piktoresk të Edessës, i famshëm për ujëvarat e tij mahnitëse, që zbresin nga një lartësi prej 70 metrash dhe krijojnë një park të gjelbër e plot gjallëri.
Qëndrim në Edessa rreth 2 orë me kohë të lirë për shëtitje, fotografi dhe drekë në ambientet e parkut.
Pas drekës, nisja për në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në orët e vona të mbrëmjes.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi në hotel.
- Mëngjesi për ditët e qëndrimit.
- Vizitat sipas programit.
- Guida shoqëruese.
- Drekat dhe darka.
- Hyrjet në monumente dhe shëtitja me anije në Selanik.
- Taksa e turistit qe eshte 3.5€/p per hotelet me 3*, dhe 5€/p per hotelet me 4* .
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 10EUR/person
- Vendet e dyta: 5EUR/person
- Vendet e treta: 5EUR/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e skadences.
- Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
- Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
- Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
- Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore