Mavrove-Struge-Oher 2 Dite|1 Nate
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Ky udhëtim 2-ditor është një kombinim perfekt mes natyrës alpine, eksperiencave dimërore dhe trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit, i ndërtuar me itinerar të qartë, ritëm të balancuar dhe kohë të mjaftueshme për shijim individual.
Programi ju çon fillimisht në Mavrovë për aktivitete në dëborë dhe panoramë malore, më pas në qytetet liqenore të Strugës dhe Ohrit, ku ndërthuren historia, arkitektura dhe atmosfera karakteristike ballkanike. Vizita në Shën Naum dhe ndalesa në Tushemisht e plotësojnë eksperiencën me natyrë, qetësi dhe peisazhe unike buzë liqenit. Udhëtimi është i përshtatshëm si për relaks fundjave, ashtu edhe për udhëtarë aktivë që duan të kombinojnë ski, kulturë dhe shëtitje panoramike në një paketë të vetme.
Destinacionet: Mavrove-Struge-Oher-Shen Naum-Tushemisht
Çmimi: 45 €/person
Datat e udhëtimit:
- Janar : 24 – 25 , 31 – 1 shkurt
- Shkurt : 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 1 mars .
Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
-
Nisja në mëngjes nga Durrësi në orën 05:00 (tek Stacioni i Trenit)
-
Nisja nga Tirana në orën 06:00 (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi, tek Universiteti Logos)
-
Ndalese gjatë rrugës për kafen e mëngjesit dhe me pas i drejtohemi doganes se Qafe Thanes per kryerejn e procedurave doganore dhe hyrjen ne Maqedonine e Veriut .
-
Vazhdimi i udhëtimit drejt zonës turistike dhe qendres se skijimit të Mavroves .
-
Pas mberritjes ne Mavrove kohë e lirë për aktivitete dimërore dhe argëtim duke shijuar :
-
Ski dhe aktivitete në dëborë
-
Shetitje me teleferik dhe foto panoramike nga liqeni i Mavroves
- Atmosferen dimerore ne resort .
-
-
Dreka e lirë per tu konsumuar ne nje nga restorantet ne zone .
-
Pasi kemi shijuar kete destnacion pasdite nisemi drejt Strugës ku do te kemi dhe akomodimi në hotel në qendër të qytetit .
-
Konsumimi i darkës në hotel ose e lire ne restorantet ne qytet buze lumit Drin .
-
Konsumimi i mëngjesit në hotel
-
Me pas nisemi drejt qytetit te Ohrid i cili ben pjese ne pasurite e Unescos .
-
Vizitë në pikat kryesore turistike të qytetit si:
-
Qyteti i vjetër
-
Kalaja e Samuelit
-
Amfiteatri antik
-
Kishat dhe monumentet historike
-
(Opsionale) Shetitja me varkë në liqen
-
-
Gjithashtu do te kemi kohë të lirë për drekë buzë liqenit .
-
Vazhdimi i udhëtimit do te jete drejt Manastirit te Saint Naum . Vizitë rreth 1 orë në kompleksin e Shën Naumit ku do te vizitojme manastirin dhe do te kemi kohe te shijojme dhe burimet natyrore te ksaje zone .
-
Me pas drejtohemi drejt Tushemisht ku do te kemi nje ndalese për shëtitje dhe kafe .
-
Nisja për kthim drejt Tiranës dhe Durrësit me nje ndalese te shkurtër gjatë rrugës .
-
Mbërritja në mbrëmje , fundi i sherbimit tone .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi ne hotel 3/4*
- Mengjesi
- Guida shoqeruese.
- Bileta e teleferikut ne Mavrove 8 €/person .
- Veshjet e skive (fillojne nga 10 € ) .
- Shetitja me anije ne Oher
- Drekat , darka dhe cdo gje tjeter qe nuk eshte e permendur ne rubriken " perfshihet " .
Rezervo Tani
⚠️ Shënime të Rëndësishme
Rezervimi i vendeve:
- Vendet e para: 10€/person
- Vendet e dyta: 5€/person
- Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
Politikat per Femijet
- Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
- Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
- Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
- Ju informojmë se kushtet atmosferike, funksionimi i teleferikut dhe aktivitetet dimërore administrohen nga operatorë lokalë dhe nuk varen nga agjencia, ndaj nuk mund të garantojmë zhvillimin e tyre në çdo moment.
- Pasaporta (me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për kalimin në Maqedonin e Veriut .
- Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra ne varesi te hotelit ku behet akomodimi .
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë, pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore