Lefkada-Parga-Preveza 5Dite/4 Nete

Lefkada-Parga-Preveza Greqi

Destinacioni

Zgjat

Fillon nga

209.00

Rreth udhëtimit

Një arratisje mesdhetare plot diell, det të kristaltë dhe qytete magjepsëse!

🎒 Zbulo bukuritë e fshehura të Rivierës Joniane Greke në një aventurë të paharrueshme 5-ditore!

🔹 Lefkada – Ishulli i mrekullueshëm që lidhet me tokën përmes një ure lundruese! Plazhe si Porto Katsiki, Kathisma dhe Egremni janë ndër më të bukurat në Europë, ku uji i kaltër përplaset mbi shkëmbinj të bardhë mahnitës.

🔹 Parga – Një qytet bregdetar që të çon pas në kohë me kalatë mbi kodra, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë me ngjyra pastel. Parga ofron një kombinim unik të kulturës, relaksit dhe romantizmit.

🔹 Preveza – Një qytet i qetë me shëtitore buzë detit, ku historia takohet me shijen – vend ideal për të shijuar gatime tradicionale greke dhe për të eksploruar gjurmët e lashta.

📍 Destinacionet: Lefkada , Parga , Preveza 

💶 Çmimi: 209 €/person

📅 Datat e udhetimit :

Data : 22 – 26 Qershor: 209€/Personi
Datat ne Korrik : 1 – 5 , 8 – 12 , 15 – 19 , 22 – 26  » 259€/Personi
Datat ne Gusht : 9 – 13 , 14 – 18 , 26 – 30  » 289€/ Personi

⏳ Kohëzgjatja: 5 Ditë / 4 Netë

VINI RE !! Ky tur mbyllet te pakten 10 dite para nisjes per shkak te kerkesave te medha, keshtuqe do ju luteshim te mbyllnit rezervimin tuaj sa me pare pasi kane mbetur shume pak vende te lira per Korrik dhe Gusht.

Plani i udhëtimit

Nisja nga Tirana ne oren 4.00 tek terminali pas pallatit te Sportit Asllan Rusi
• Vazhdojme udhetimin drejt kufirit te Qafe Botes me nje pushim te shkurter gjate rruges .
• Viziten e pare do ta kemi ne qytetin e Parges per rreth 2 ore ku do te shijojme shetitoren buze detit , kalana e Parges dhe pazarin.
• Konsumimi i drekes ne qytet .
• Nisemi drejt ishullit te Lefkades ku do te akomodohemi tek Nirikios Hotel.
• Darka e lire ne tavernat e zones.

Konsumojme mengjesin ne hotel.
• Nisemi drejt qendres me te famshme turistike te ishullit porti i Nidrit .
• Ne oren 10.00 do te marrim anijen dhe do te vazhdojme shetitjen per te vizituar plazhet me te bukura te Lefkades: Porto Katiski, Meganisi dhe shpellen Papanikolis ku do te ndalojme cdo 2 ore ne secilin ishull. 🔹Ndalese ne ishullin me te madh te detit Jon, Kefalonia dhe ne ishullin e Odisese Itaka.
• Rreth ores 18.30 kthehemi ne portin e Nidrit , ku do te kemi mundesi te shijojme nje kafe dhe me pas do te nisemi drejt hotelit.
• Mbremja e lire ne qytet .

Konsumimi i mengjesit ne hotel

• Nisemi per plazh ne Kathisma i cili është një nga plazhet më të famshme dhe më të bukura të Lefkadës, i njohur për ujërat e tij të kristaltë , rërën e bardhë dhe është i  rrethuar nga shkëmbinj të lartë . Konsumimi i drekes dhe qendrimi ne plazh deri pasdite .

• Kthimi ne hotel dhe pergatitja per te shijuar atmosferen e party te organizuar ne anije .

Konsumimi i mengjesit.

• Dite e lire per te bere plazh nen sygjerimin e guides.

Konsumimi i mengjesit ne hotel .

• Nisemi drejt qytetit Prevezes. Ndalese ne Preveze per te shijuar nje nga plazhet e qytetit .

• Kohe e lire per konsumimin e drekes .

• Vazhdojme udhetimin drejt Tiranes , duke kryer dhe ndalesa te shkurtra gjate udhetimit .

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Akomodimi 4 nete në Hotel Nirikos 3* ne qender te Lefkades
  • Mëngjeset për ditët e qëndrimit
  • Guida shoqeruese
  • Shetitjet sipas programit
  • Turi me anije ne ishujt e Lefkades (35€P) Varianti me dreke kushton (40€/P)
  • Party e organizuar ne anije (25€/P)
  • Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihet .

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

    Rezervimi i vendeve

    • Vendet e para: 10EUR/person
    • Vendet e dyta: 5EUR/person
    • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

    👶 Politikat per Femijet

    • Femijet 0-2 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
    • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
    • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

    Informacione te tjera

    • Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
    • Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
    • Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +150 € .
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
    • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
    📞 Kontakte për rezervime:
    ☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
    📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
    🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme