Korce – Voskopoje – Drilon | 2 Dite | 1 Nate

Korçë, Leskovik , Permet Shqipëri

Destinacioni

Zgjat

2 ditë

Fillon nga

55.00

Rreth udhëtimit

Zbuloni juglindjen e Shqipërisë përmes një udhëtimi dyditor që përfshin kulturën, historinë dhe natyrën. Vizitoni Voskopojën me kishat e saj të vjetra, shëtisni në Korçën artistike, dhe eksploroni bukuritë natyrore të Drilonit , Tushemishtit dhe Linit . Një fundjavë që përmbledh gjithçka – qetësi, atmosferë festive dhe peisazhe mbresëlënëse.

📍 Destinacionet: Voskopojë – Korçë – Drilon – Tushemisht – Lin .
💶 Çmimi: 5000 Leke/person

📅 Datat e udhetimit : 

  • Janar :
    * 2 – 3 , 3 – 4 → 5900 lekë/person
    * 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 Shkurt → 5000 lekë/person
  • Shkurt :
    * 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 1 Mars → 5000 lekë/person

Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë

Plani i udhëtimit

🕕 Nisja:

  • Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
  • Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
  • Elbasan – Ora 06:45 (Kryqëzimi i Cerrikut)

• Ndalesë për pushim dhe per te konsumuar kafen e megjesit gjatë rrugës .
• Drejtohemi drejt Voskopojës ku do te kemi kohe te vizitojme një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe tregtare të Ballkanit në shekujt XVII–XVIII, e cila ruan edhe sot madhështinë e së kaluarës përmes trashëgimisë së saj unike.
• Vizitat ne Voskopoje do te jene ne kishat Shën Kollit, Shën Merisi apo Shën Ilas janë dëshmi të një qytetërimi të zhvilluar, ku arti, feja dhe dijet bashkëjetonin në harmoni .
• Konsumojme dreken me gatimet lokale, të përgatitura me produkte bio të zonës dhe me pas nisemi drejt Korces .
• Akomodohemi ne hotel ne qender te qytetit dhe me pas pas nje pushimi behemi gati te vizitojme atraksionet kryesore te qytetit sic jane :

  • Pazari i Vjetër i Korçës – Zemra tradicionale e qytetit, me arkitekturë karakteristike, lokale artizanale dhe ambiente tipike

  • Katedralja Ringjallja e Krishtit – Një nga katedralet më të mëdha ortodokse në Ballkan

  • Bulevardi Shën Gjergji – Ideal për shëtitje, kafe dhe atmosferë qytetare

  • Mësonjëtorja e Korçës – Shkolla e parë shqipe (1887), sot muze kombëtar dhe simbol i arsimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.

• Pas vizitave kohe e lire per konsumimin e darkes apo mundesi per te shijuar sebashku ne nje nga restorantet e qytetit me mbrëmje festive me serenata korçare (opsionale) .

🍽 Konsumimi i mëngjesi në hotel .
• Paraditja e lirë në Korçë ku do te kemi mundesine per :
(Kohë për shëtitje, kafe, pazar apo vizita individuale)
• Nisim udhetimi drejt Drilonit i njohur për burimet e kristalta dhe gjelbërimin e qetë, Parku i Drilonit ofron një ambient relaksues natyror, perfekt për shëtitje dhe pushim mes natyrës së paprekur.
• Vizita jone e radhes eshte ne fshatin turistik tradicional te Tushemishtit pranë Liqenit të Ohrit, i famshëm për mikpritjen, kuzhinën karakteristike dhe atmosferën autentike, ku shija e peshkut të freskët është një nga atraksionet kryesore.
• Konsumojme dreken ne nje nga restorantet e zones dhe me pas i drejtohemi fshatit te Linit .
• Një nga fshatrat më piktoreskë të Shqipërisë, me rrugica guri, shtëpi tradicionale dhe pamje mahnitëse mbi Liqenin e Ohrit, do te jete ideal për shëtitje, fotografi dhe momente qetësie.
• Vazhdojme drejt Tiranës me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës .
•  Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbremje mbas dy diteve me një përvojë të paharrueshme në juglindjen më elegante të Shqipërisë.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
  • Akomodimi në hotel
  • Mëngjesi në hotel
  • Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
  • Vizitat sipas programit
  • Drekat, darka
  • Shpenzime personale
  • Cdo gje tjeter qe nuk permendet ne rubriken "perfshihet" .

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

    🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
    🔹 Vendet e dyta: 5€
    🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje

    👶 Politikat për Fëmijët

    • Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).
    • Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
    • Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.

    Detaje të tjera :

    • Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +25 Al.
    • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
    • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    5/5
    E mrekullueshme
    2 komente të verifikuara
    Cilësia 5/5
    Vendndodhja 5/5
    Çmimi 5/5

    2 mendime për "Korce – Voskopoje – Drilon | 2 Dite | 1 Nate"

    1. Jetmira Como 8 Shtator, 2025

      5

      • Cilësia
      • Vendndodhja
      • Çmimi

      Vleresimi eshte maximal 10 nje udhetim shume ibukurper Kristin dhe shoferin
      Lutmir

    2. Jetmira Como 8 Shtator, 2025

      5

      • Cilësia
      • Vendndodhja
      • Çmimi

      Pershendetje po jap opinion in tim per
      Udhetim me guide korce leskovit dhe permet vleresimi I’m per Kristn dhe shoferin lutmirin eshte maximum
      10 nje udhetim shume i bukur kaluam shume mire

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme