𝐊𝐨𝐥𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧-𝐔𝐣𝐞𝐯𝐚𝐫𝐚 𝐍𝐢𝐚𝐠𝐚𝐫𝐚. 1 dite

– 𝐂𝐦𝐢𝐦𝐢: 18€/person.

Ne cmim perfshihet:

1-Transporti vajtje-ardhje

2-Guida shoqeruese

– Nisje nga Tirana dhe Durresi.

Data: 25, 28,29 Dhjetor.

2, 3, 4, 5, 11 ,18 , 19 Janar.

 

– 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐢𝐦𝐞:
– Vendet e para kushtojne 5€/P.
– Vendet e dyta kushtojne 3€/P.
– Vendet e tjera jane rastesore ne nisje

 

INFORMACION I RENDESISHEM PER KLIENTET
1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore.

 

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Ujevara Niagara-Kolashin

-Nisja ne mengjes nga Durresi ne oren 05:00 tek stacioni i trenit dhe Tirana ne oren 6:00 perballe Pallatit te sportit Asllan Rusi.
-Pas procedurave doganore vazhdojme rrugen drejt Ujvares se Niagares (Podgorice).
-Me pas do nisemi drejt Kolashinit.
-Pasi arrijme ne Kolashin kohe e lire per dreke dhe per te shijuar boren dhe ski.
-Rreth ores 15:00 nisemi nga Kolashini.
-Ndalese gjate rruges per kthim.
-Kthimi ne Tirane rreth ores 21:00

-Cfare duhet te keni me vete:
1-Karte ID ose Pasaporte
2-Rroba te trasha te pershtatsheme per bore.

Nga
18 
0
18 
Në dispozicion:
Total:
0
18 

Përfshirë/Përjashtuar

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Guide shoqeruese
  • Drekat
  • Biletat e teleferikeve (fillojne nga 5 euro)
  • Pajisjet dhe veshjet e skive ( fillojne nga 10 euro)