Kodra e Diellit-Shkup-Mavrove 3 Dite | 2 Nete

Kodra e Diellit,Shkup,Mavrove Maqedoni

Destinacioni

Zgjat

3 ditë

Fillon nga

109.00

Rreth udhëtimit

Ky udhëtim 3-ditor në Maqedoninë e Veriut ofron një kombinim të shkëlqyer mes aventurës dimërore, relaksit dhe zbulimit kulturor. Nga peizazhet alpine të Mavrovës dhe Kodrës së Diellit, ideale për ski dhe teleferik, deri te gjallëria urbane e Shkupit dhe qetësia magjepsëse e Ohrit, ky itinerar është menduar për ata që kërkojnë eksperienca të larmishme në një udhëtim të vetëm.

Akomodimi në Shkup, vizitat në qytete me histori dhe atmosferë autentike, si dhe ndalesa në Strugë, e bëjnë këtë udhëtim të balancuar mes sporteve dimërore, relaksit dhe shijimit të bukurive natyrore e kulturore të rajonit. Një përvojë e organizuar me profesionalizëm dhe kujdes nga Beautiful Albania Tour Operator, ideale për pushime aktive dhe momente çlodhëse.

📍 Destinacionet: Kodra e Diellit-Shkup-Mavrove

💶  Çmimi : 109 €/person

📅 Data e Udhëtimit : 2 – 4 Janar

⏳ Kohëzgjatja: 3 Ditë | 2 Netë

Plani i udhëtimit

🕕 Nisja

  • Durrës: ora 05:00 – Stacioni i Trenit .
  • Tiranë: ora 06:00 – Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi
  • Elbasan: ora 06:40 – Rrethrrotullimi i Globit
  • Ndalesë për kafe gjatë rrugës.
  • Kalimi i procedurave doganore dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Mavrovës, një nga destinacionet më të njohura dimërore të rajonit.
  • Kohë e lirë për teleferik, ski dhe shijimin e peizazhit alpin.
  • Drekë e lirë në restorantet pranë pistës.
  • Pasdite nisja drejt Shkupit ku do te bejme dhe akomodimin në hotel.
  • Darkë e lirë me sugjerime nga guida dhe mundësi për relaks në pishinë dhe qendrën SPA të Hotel Bushi.
  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.
  • Nisja drejt Kodrës së Diellit (Tetovë), një nga qendrat kryesore të skive në Maqedoninë e Veriut.
  • Zona ofron rreth 11 teleferikë me gjatësi totale mbi 8 km, ideale për skiatorët e të gjitha niveleve.
  • Për fillestarët, ofrohet mundësia e mësimeve me instruktorë profesionistë.
  • Kohë e lirë për te shijuar kete destinacion dhe per te konsumuar drekën në restorantet pranë pistës.
  • Pasdite kthim dhe akomodim në Shkup.
  • Vizite ne atraksionet kryesore ne qytetin e Shkupit si :
  • Sheshi Skënderbej – Zona shqiptare e qytetit me mozaikun historik.
  • Çarshia e Vjetër – Një nga çarshitë më të vjetra në Ballkan, e mbushur me arkitekturë tradicionale, dyqane artizanale dhe tregje lokale.
  • Shatërvani Olimpia – Statuja e nënës së Aleksandrit të Madh.
  • Ura e Gurit – Një simbol historik i Shkupit, që lidh qytetin e vjetër me atë modern.
  • Sheshi “Maqedonia” – Me statujën monumentale të Aleksandrit të Madh.
  • Shtëpia-Muze e Nënë Terezës – Për të zbuluar më shumë rreth jetës dhe veprës së saj.
  • Mbrëmja e lirë për darkë në restorantet tradicionale të qytetit.
  • Konsumimi i mëngjesit në hotel.
  • Nisja drejt Ohrit, qytet i njohur për bukurinë e tij natyrore, historinë dhe liqenin piktoresk.
  • Vizitë në Oher
    • Shëtitje përgjatëliqenit të Ohrit, një nga më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë.
    • Eksplorimi i rrugicave me kalldrëm dhe monumenteve historike.
    • Kohë e lirë për drekë në një nga restorantet buzë liqenit.
  • Ndalesë për vizitë dhe kafe në Strugë, buzë lumit Drin i Zi.
  • Nisja drejt Shqipërisë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
  • Kthimi në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Përfshihen NUK Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje.
  • Akomodimi 2 nete ne hotel 4/5 * ne Shkup .
  • Mengjesi per ditet e qendrimit.
  • Guida shoqeruese.
  • Perdorimi i pishines dimerore dhe qendres SPA per hotel Bushi.
  • Vizitat sipas programit.
  • Bileta e teleferikut 8 €/person
  • Veshjet e skive (fillojne nga 10 € )
  • Drekat , darka dhe cdo gje tjeter qe nuk eshte e permendur ne rubriken " perfshihet " .

Rezervo Tani

Plotesoni të dhënat tuaja në formën më poshtë dhe klikoni butonin "Dërgo". Këto të dhëna do të nisen në WhatsApp.

    ⚠️ Shënime të Rëndësishme

    Rezervimi i vendeve:

    • Vendet e para: 10€/person
    • Vendet e dyta: 5€/person
    • Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

    👶 Politikat per Femijet

    • Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
    • Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
    • Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

    Informacione te tjera

    • Ju informojmë se kushtet atmosferike, funksionimi i teleferikut dhe aktivitetet dimërore administrohen nga operatorë lokalë dhe nuk varen nga agjencia, ndaj nuk mund të garantojmë zhvillimin e tyre në çdo moment.
    • Pasaporta (me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për kalimin në Maqedonin e Veriut  .
    • Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
    • Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +60 € per hotelin 4*.
    • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
    • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë, pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
    • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
    📞 Kontakte për rezervime:
    ☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
    📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
    🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

    Informacion i rëndësishëm për klientët

    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore

    Kualiteti i Udhëtimit

    Nuk ka komente ende

    Shto një koment

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

    • Cilësia
    • Vendndodhja
    • Çmimi

    Udhëtime të ngjashme