KARNAVALET NE VENECIA,VERONA (2DITE 1 NATE) Date 22-23 SHKURT 189 EURO

UDHETIM ME AVION DHE GUIDE NE VENECIA,VERONA (2 DITE 1 NATE ) Date 22-23 SHKURT 189 EURO

NE CMIM PERFSHIHET :

-Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane- Treviso- Tirane

– Transfertat dhe shetitjet me autobuz

– Akomodimi ne hotel

– Mengjesi ne hotel

– Shoqerues shqiptar gjate udhetimit

– Cante shpine ose dore me permasat 40 x 30  x 20 cm

– Check in i perfshire

NE CMIM NUK PERFSHIHET :

– Hyrjet ne monumente dhe muzeume

– Taksa e hotelit 5 euro/person per nate qendrimi (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )

– Taksa e re e hyrjes ne Venecia diten e dyte 5 euro (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )

– Drekat dhe darka

POLITIKAT E CMIMIT PER FEMIJET :

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.

DOGANA

  1. Pashaporte me vlefshmeri minimumi 3-6 muaj per vendet Europiane
  2. Nuk duhet te keni kaluar ne 6 muajt e fundit me shume se 90 dite qendrimi ne vendet e BE

INOFMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Treviso-Verona

Fluturimi direkte Tirane – Treviso. Duhet te paraqitemi 2 ore perpara nisjes ne aeroport ku na pret dhe guida. Nisja nga Tirana ne oren 06:50, mberritja ne Treviso ne oren 08:35. Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike. Akomodimi dhe fjetje ne hotel.

Dita 2 Verona-Venecia-Tirane

Mëngjesi në hotel
Pas mengjesit nisemi drejt Venecias. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit. Kohe e lire per dreke.

Pas vizites ne Venecia nisja nisja për në aeroportin e Trevizos. Fluturimi direct Treviso – Tirane. Nisja nga Treviso ne oren 18:50, mberritja ne Tirane ne oren 20:20

Nga
189 
0
189 
Në dispozicion:
Total:
0
189 

Përfshirë/Përjashtuar

  • 1.Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Treviso – Tiranë
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
  • Akomodim në hotel
  • Mengjesi
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
  • Check in
  • Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  • Taksa e re e hyrjes ne Venecia diten e dyte 5 euro ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
  • Drekat dhe Darka