BRUKSEL – AMSTERDAM – ROTTERDAM – HAGE – BRUGES – ANTWERP (4 Dite – 3 Nete)
Rreth udhëtimit
Një udhëtim i paharrueshëm në zemër të Evropës, mes qyteteve që pulsojnë histori, art dhe kulturë: Brukseli me hijeshinë e tij aristokrate dhe shijet belge; Amsterdami me kanalet romantike dhe frymën e lirë; Rotterdam me arkitekturën moderne dhe energjinë urbane; Haga, elegante dhe diplomatike; Bruges, si një përrallë mesjetare; dhe Antwerp, qyteti i diamanteve dhe stilit. Çdo ndalesë solli përjetime unike në një aventurë që mbetet gjallë në kujtesë.
Çmimi: 519 €/person
Data e udhetimit : 23 – 26 Maj
Kohëzgjatja : 4 Ditë – 3 Netë
Plani i udhëtimit
Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 05:50. Arritja në Bruksel në orën 08:40. Transferat nga aeroporti në Bruksel.
• Vazhdon vizita panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen atraksionet e shumta te qytetit si :
• Atomi (Kulla me e vecante me motive shkencore e Europes)
• Ndertesa e Parlamentit Europian
• Sheshi ” de la Bouteille” , Parkun dhe shatrivani i famshem “Park du Cinquantenaire”
• Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Katedralja e Shën Mikelit dhe Rezidenca Mbretërore
• Parlamenti, Pallati i Drejtësisë dhe godinat kryesore te Qeverise etj .
Akomodimi në hotel dhe kohe e lire per konsumimin e darkes .
Konsumimi i mëngjesi në hotel. Nisja për në qytetin Romantik të Bryzhit,Belgjike, i cili te ofron shumeçka,duke nisur nga ndertesat katakteristike te stilit rilindas Fleming, dyqanet artizanale te çokollatave dhe punimeve me grep, por njekohesisht mund te perjetoni nje xhiro me varke ne nje prej shume kanaleve ” Alla Veneciane” te tij , jo me kot e etiketojne shpesh si ” Venecia e Veriut”.
• Vazhdimi i udhëtimit na çon në qytetin-port më të madh të Evropës – Rotterdamin, një metropol modern dhe plot ritëm, ku arkitektura bashkëkohore flet me guxim. Vizitojmë ndërtesat ikonike si “Shtëpitë në formë kube”, një eksperiment urbanistik që sfidon format tradicionale të banimit, dhe “Markthal”, tregu i mbyllur më mbresëlënës në kontinent, me një tavan prej xhami gjigant të dekoruar me një murale artistike që të lë pa fjalë. Nuk mungon ndalesa pranë Urës Erasmus, simboli futuristik i qytetit, që lidh dy brigjet e lumit Maas në mënyrë elegante.
• Pas eksplorimit të Rotterdamit, udhëtimi vazhdon drejt kryeqytetit zyrtar dhe kulturor të Hollandës – Amsterdamit. Një qytet që ndërthur me finesë historinë, artin dhe jetën moderne. Pas mbërritjes, akomodimi në hotel dhe kohe e lire per konsumimin e darkes sipas dëshirës dhe eksplorim individual të atmosferës së qytetit.
Pas mëngjesit në hotel, nisemi për një vizitë panoramike të Amsterdamit, një qytet që ndërthur bukurinë historike me dinamizmin modern. Gjatë udhëtimit me autobus, do të keni mundësinë të shihni kontrastin magjepsës mes pjesës së vjetër dhe të re të qytetit, me kanalet e tij karakteristike dhe rrugicat plot jetë.
• Ndalesa jonë e parë do të jetë në Sheshin Qendror “Dam”, zemra historike e Amsterdamit. Këtu ndodhet Pallati Mbretëror, një nga ndërtesat më imponuese të qytetit, me një fasadë elegante që dominon sheshin. Pranë tij ndodhet edhe qendra tregtare “Magna Plaza”, dikur zyra kryesore e postës, sot një shembull i bukur i arkitekturës së rafinuar të shekullit XIX.
• Vijojmë me një ndalesë për foto pranë Muzeut Kombëtar “Rijksmuseum”, ku ruhen disa nga veprat më të rëndësishme të artit holandez, përfshirë ato të Rembrandt dhe Vermeer. Gjatë turit do të shohim gjithashtu shtëpitë tregtare tipike të shekullit të 17-të dhe kishat historike me kambanat karakteristike të shek. XVI-XVII.
• Pasditja është e lirë për të eksploruar më tej qytetin sipas dëshirës – mundësi e shkëlqyer për vizitë në qendrat komerciale, për shopping, pushim në kafenetë e famshme apo një shëtitje nëpër rrugicat e Amsterdamit që pulsojnë jetë dhe kulturë.
Pas mëngjesit në hotel, vazhdon udhëtimi ynë drejt Hagës, qendrës administrative dhe diplomatike të Holandës. Aty do të bëjmë një vizitë të shkurtër, ku do të mund të shijoni bukurinë dhe rëndësinë historike të qytetit. Vizitojmë Parlamentin Holandez dhe Pallatin e Paqes, një simbol i rëndësishëm i diplomacisë ndërkombëtare. Do të kalojmë gjithashtu pranë qendrës tregtare “De Passage”, një ndërtesë e mrekullueshme me arkitekturë elegante, dhe do të zbulojmë disa nga monumentet e tjera të njohura të qytetit.
• Pasi të kemi shijuar atmosferën e Hagës, udhëtimi ynë vazhdon drejt Belgjikës, në qytetin e bukur dhe kulturor të Antwerpit. Aty, do të bëjmë një vizitë të shkurtër, ku do të shohim Bashkinë e qytetit, një ndër ndërtesat më impresionuese të qytetit, dhe Katedralen e Shën Mërisë, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës gotike. Do të kemi mundësinë të shijojmë edhe sheshet dhe monumentet historike të Antwerpit, një qytet që është një thesar kulturor dhe historik.
• Pas vizitës në Antwerp, do të transferohemi për në aeroportin e Brukselit për fluturimin e kthimit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë do të nisë në orën 21:25, dhe mbërritja në Tiranë është e parashikuar për në orën 23:55.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Fluturimi vajtje ardhje me avion Tirane – Bruksel – Tirane
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
- Cant shpine ose dore me permasat 40 x 30 x 20 cm
- Check in i perfshire
- Hyrje ne monumente dhe muzeume
- Taksa e hotelit 5 euro personi per nate ( paguhet ne zyre kur behet rezervimi)
- Drekat dhe Darka
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Politikat për Fëmijët :
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3- 6 muaj per vendet Europiane
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
INFORMACIONE :
- Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
- Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
- Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
- Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
- Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore