Brezovice-Prevalle-Prizren 2 Dite|1 Nate
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Udhëtimi nis me aventurën dimërore në Brezovicë, një destinacion i njohur për borën e bollshme, pistat e skive dhe peisazhet mahnitëse të maleve të Sharrit duke përjetuar magjinë e dimrit në një prej zonave më të bukura malore të rajonit.
Më pas udhëtimi vazhdon drejt Prizrenit, një qytet i mbushur me histori, kulturë dhe traditë. Shëtitja në qendrën historike, kafenetë e ngrohta dhe arkitektura karakteristike ofrojnë një përvojë të veçantë mbrëmjeje.
Dita e dytë na çon në Prevallë, një perle alpine e rrethuar nga natyra e bardhë, ku mund të shijohet bora dhe një atmosferë e qetë malore. Në përfundim, kthehemi sërish në Prizren për pak shopping dhe momente të fundit relaksi përpara nisjes drejt Shqipërisë.
Destinacionet: Brezovice-Prevalle-Prizren .
Çmimi: 55 €/person
Datat e udhëtimit:
- Dhjetor :
* 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 24 – 25 , 25 – 26 , 27 – 28 , 29 – 30 . - Janar :
* 1 – 2 , 2 – 3 » 65€/person . - Janar
* 3 – 4 , 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 shkurt . - Shkurt :
* 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 1 mars .
Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
-
Nisja në orët e para të mëngjesit:
– 05:00 nga Durrësi (Stacioni i Trenit)
– 06:00 nga Tirana (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi) -
Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për kafen e mëngjesit ne Reps.
-
Udhëtimi vazhdon drejt doganës së Morinës dhe pas përfundimit të procedurave kufitare, ngjitemi drejt zonës malore të Brezovicës.
-
Mbërritja në Brezovicë. Kohë e lirë për të shijuar borën, për të bërë ski, shëtitje me teleferik, fotografi dhe drekë sipas dëshirës, në një nga destinacionet më të bukura dimërore të rajonit.
-
Nisja drejt Prizrenit per te bere akomodimi në hotel Kacinari 4* në Prizren.
-
Në mbrëmje, shëtitje në qendrën historike të Prizrenit, duke shijuar atmosferën e ngrohtë të qytetit dhe duke vizituar Lidhjen e Prizrenit (nder vendet me te rendesishme te historise se Shqiprise ), Kalane e Prizrenit , Xhamine e Sinan Pashes , Uren e Gurit dhe Uren e Kalter etj. Koha e lirë për darkën në një nga restorantet tradicionale të zonës.
-
Konsumimi i mëngjesit në hotel .
-
Nisja drejt Prevallës, një nga zonat alpine më të veçanta të Kosovës. Kohë e lirë për ski, shëtitje në natyrë, fotografi dhe relaks mes peisazheve të mbuluara me borë.
-
Largohemi nga Prevalla per tu nisur drejt ABI Çarshia. Koha e lirë për shopping ose kafe në qendrën tregtare .
-
Nisja drejt Shqipërisë në orët e pasdites.
-
Mbërritja në Tiranë dhe Durrës parashikohet rreth orës 21:00.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi ne hotel Kacinari ne qender te Prizrenit .
- Mengjesi .
- Guida shoqeruese.
- Vizitat sipas programit.
- Bileta e teleferikut 4 €/person
- Veshjet e skive (fillojne nga 5 € )
- Taksa 1€/person per hyrjen ne pisten e skive ne Brezovice.
- Dreka dhe cdo gje tjeter qe nuk cilesohet te rubrika 'perfshihet'
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve të para: 10€
Vendet e dyta: 5€
Vendet e tjera rastësore në nisje .
Detaje të tjera :
- Ju informojmë se kushtet atmosferike, funksionimi i teleferikut dhe aktivitetet dimërore administrohen nga operatorë lokalë dhe nuk varen nga agjencia, ndaj nuk mund të garantojmë zhvillimin e tyre në çdo moment.
- Pasaporte ose kartë indetiteti e vlefshme për kalimin në Kosove.
- Per personat nën moshën 16 vjec mund të kalojnë me certefikatë pa patur nevojë për shoqërim nga prindërit apo prokure.
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +25 €.
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore