Brezovice-Brod-Prizren 3 Dite | 2 Nete
Destinacioni
Zgjat
Fillon nga
Rreth udhëtimit
Një udhëtim dimëror perfekt për ata që duan të kombinojnë adrenalinën e skive, natyrën alpine dhe atmosferën historike të Prizrenit. Ky itinerar i kuruar ju çon nga pistat e mbuluara me borë të Brodit dhe Brezovicës, deri te rrugicat me histori, arkitekturë dhe jetë të gjallë të një prej qyteteve më të bukura të Kosovës.
Do të shijoni kohë të lirë për ski dhe teleferik, peizazhe spektakolare dimërore, akomodim komod dhe guida shoqëruese profesionale gjatë gjithë udhëtimit. Prizreni ju pret me një mbrëmje të ngrohtë, kuzhinë tradicionale dhe mundësi për shëtitje, relaks dhe shopping.
Çmimi : 109 €/person
Data e Udhëtimit : 2 – 4 Janar
Kohëzgjatja: 3 Ditë | 2 Netë
Plani i udhëtimit
- Nisja në orët e para të mëngjesit:
– 05:00 nga Durrësi (Stacioni i Trenit)
– 06:00 nga Tirana (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi) -
Ndalesë gjatë rrugës për kafen e mengjesit .
-
Nisemi drejt pikës doganore Morinë dhe pas procedurave doganore vazhdojme drejt Brodit .
-
Mbërritja në qendrën e skive Brod , një zonë alpine e njohur për qendrën e saj të skive, teleferikun dhe peisazhet dimërore .
-
Kohë e lirë për ski, teleferik dhe konsumimi e drekës në Brod .
-
Nisja drejt Prizrenit ku do te akomodohemi në hotel ne qender te qytetit .
-
Pas akomodimit darkë e lirë në restorantet e qytetit .
-
Konsumimi i mëngjesit në hotel
-
Nisja drejt Brezovicës duke shijuar nje pamje mahnitese te vargmaleve te sharrit pergjate rruges .
-
Pasi arrijme ne Brezovice e cila është qendra më e njohur e skive në Kosovë, e vendosur në Malet e Sharrit, me pista të përshtatshme për të gjitha nivelet dhe pamje të bukura alpine ku do te kemi kohë te lirë mjaftueshem per ta shfrytezuar per ski , shetije me teleferik , rreshkitje me slite apo duke konsumuar nje cokollate te nxehte ne lokalet e shumta .
-
Konsumimi i drekes ne Brezovice ose ne Prevalle .
-
Nisemi drejt Prizrenit perseri mbas nje dite te ngarkuar ne Brezovice .
-
Akomodim ne hotel dhe mbrëmje e lirë sipas dëshirës per te shijuar atmosferen e mbremjes ne Prizren .
-
Konsumimi i mëngjesit në hotel .
-
Behemi gati me pas per te vizituar qytetin e Prizren i cili eshte cilesuar si nje muze i hapur ku cdo pjese e tije perfaqeson nje periudhe historike per qytetin . Vizat ne qytet do te jene ne atraksionet kryesore te Prizrenit si :
-Lidhja historike e Prizrenit .
-Xhamia e Sinan Pashes .
-Kalaja e Prizrenit e cila ofron nje pamje te plote te qytetit .
-Ura e Gurit , Ura e Kalter etj . - Me pas i drejtohemi qendres tregtare Abi Çarshia ku do te kemi kohe te lire per shopping dhe shetitje .
- Nisemi drejt Tiranes me nje ndalese te shkurter pergjate rruges .
- Kthimi ne Tirane dhe Durres ne oret e pasdites .
Përfshihen NUK Përfshihen
- Transporti vajtje-ardhje.
- Akomodimi ne hotel ne Prizren per dy nete ne .
- Mengjesi per ditet e qendrimit.
- Vizitat sipas programit.
- Guida shoqeruese.
- Bileta e teleferikut fillojne nga 4 €/person .
- Veshjet e skive (fillojne nga 5 € )
- Taksa 1€/person per hyrjen ne pisten e skive ne Brezovice.
- Drekat ,darkat dhe cdo gje tjeter qe nuk cilesohet te rubrika 'perfshihet' .
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve të para: 10€
Vendet e dyta: 5€
Vendet e tjera rastësore në nisje .
Detaje të tjera :
- Ju informojmë se kushtet atmosferike, funksionimi i teleferikut dhe aktivitetet dimërore administrohen nga operatorë lokalë dhe nuk varen nga agjencia, ndaj nuk mund të garantojmë zhvillimin e tyre në çdo moment.
- Pasaporte ose kartë indetiteti e vlefshme për kalimin në Kosove.
- Per personat nën moshën 16 vjec mund të kalojnë me certefikatë pa patur nevojë për shoqërim nga prindërit apo prokure.
- Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +50 €.
- Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
- Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore