✈️𝐀𝐌𝐒𝐓𝐄𝐑𝐃𝐀𝐌- 𝐁𝐑𝐔𝐊𝐒𝐄𝐋 – 𝐑𝐎𝐓𝐄𝐑𝐃𝐀𝐌 – 𝐇𝐀𝐆𝐄 – 𝐁𝐑𝐔𝐆𝐄𝐒

📅 𝐃𝐚𝐭𝐚: 9-12 Maj
4 dite | 3 nete

Paketa: 489€/person

Detaje te tjera:

  •  Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 3 muaj nga data e kthimit.
  •  Femijet nen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
  •  Rezervimi kryhet ne momentin e mbylljes se pageses se plote.
  •  Cmimet jane momentale dhe mund te kete ndryshime te vazhdueshme.
  • Agjencia nuk mban pergjegjesi ne rast kthimi ne aeroport per mungese dokumentacioni apo probleme te tjera.

Plani i Udhëtimit

Dita 1 HAGE – ROTERDAM

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:55 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Eindhoven në
orën 09:45. Nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Nisja drejt Amsterdamit dhe akomodimi në hotel.
Pasdite në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe
të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e
tyre të shek 16 dhe 17
Fjetia në Amsterdam.

Dita 2 BRUKSEL

Mëngjesi në Hotel.. Nisemi drejt Brukselit. Vazhdon vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore
te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja
e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj.
Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge. Sistemimi dhe
Fjetje në Hotel

Dita 3 BRUKSEL - BRUGES

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Atomit dhe Mini Europes , vizite dhe fotografi .Nisja për në Bruges nje nga vendet
me te bukura te Belgjikes . Vizite dhe konsumimi i drekes. Kthimi ne hotel ne darke.

Dita 4

Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë në orën 09:40.
Mbrritja në Tiranë në orën 12:10.

Nga
489 
0
489 
Në dispozicion:
Total:
0
489 

Përfshirë/Përjashtuar

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Akomodim në hotel për 3 nete qëndrimi
  • Mengjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit
  • Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 20 x 23 cm
  • Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu