ALBEROBELLO – POLIGNANO A MARE – BARI – MATERA – ALTAMURAl (2 Dite – 1 Nate)
Rreth udhëtimit
Një rrugëtim i paharrueshëm në zemrën autentike të Italisë së jugut, ku çdo qytet ofron diçka unike. Alberobello na magjeps me shtëpitë karakteristike “Trulli”; Polignano a Mare na lë pa fjalë me pamjet mahnitëse mbi detin Adriatik; ndërsa Bari, me historinë e tij mesdhetare, na fton të zbulojmë rrugicat plot jetë dhe Bazilikën e Shën Nikollës.
Udhëtimi vijon në Matera, qyteti i banesave shkëmbore “Sassi”, një nga më të vjetrit në botë dhe një destinacion që të prek shpirtin. E përfundojmë në Altamura, qyteti i bukës tradicionale dhe atmosferës autentike, ku historia dhe shijet takohen natyrshëm.
Një përvojë që bashkon natyrën, historinë dhe kulturën e vërtetë italiane.
Çmimi: 219 €/person
Data e udhetimit : 31 Maj – 1 Qeshor
Kohëzgjatja : 2 Ditë – 1 Natë
Plani i udhëtimit
Takimi në aeroportin e Tiranës bëhet me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara nisjes së fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bari në orën 06:00.
Pas mbërritjes në Bari, udhëtimi vazhdon me autobus drejt Materës, një nga qytetet më të veçanta të Italisë, i njohur për historinë e tij të lashtë dhe lagjet shkëmbore “Sassi di Matera”. Rrugicat e ngushta prej guri dhe peizazhi unik krijojnë një atmosferë të paharrueshme.
• Vizita në Matera përfshin:
- Piazza Vittorio Veneto, një nga sheshet më të rëndësishme të qytetit .
- Banka di Napoli
- Piazza San Pietro Caveoso
- Piazza San Giovanni
- Kisha e San Pietro Barisano dhe Bazilika Katedrale e Materës – “Maria Santissima della Bruna”, nga ku shijojmë pamje panoramike mbi qytetin e vjetër
• Do të vizitojmë gjithashtu shpellat karakteristike dhe muzetë, ku tregohet jeta tradicionale e banorëve që dikur jetonin në këto banesa të gdhendura në shkëmb. Matera është një thesar i gjallë kulturor, aq i veçantë sa u zgjodh si një nga vendet e xhirimit të filmit James Bond “No Time to Die” (2021).
• Pasdite, vazhdojmë udhëtimin drejt Altamurës, vetëm 20 km larg. Ky qytet i lashtë i Puglias është i njohur për bukën tradicionale, të cilës i ka dhënë emër në gjithë Italinë, dhe për prodhimin e brioshëve origjinalë. Ne Altamura vizitat fillojne nga Porta Bari ,Qendra historike e Altamures, Piazza e Republikes , Porta Matera ,Piazza e Resistences, Katedralja e Maria Asunte dhe Piazza Duomo.
Në përfundim të vizitave, akomodimi në hotel, në Bari ose Matera, sipas programit.
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt një prej qyteteve më unike të jugut të Italisë – Alberobello, i njohur për shtëpitë tradicionale “Trullo”, struktura konike prej guri që janë shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Një shëtitje nëpër rrugicat e këtij qyteti përrallor është si një udhëtim në një tjetër kohë.
• Pas vizitës në Alberobello, udhëtimi vazhdon drejt brigjeve të Adriatikut, në qytetin piktoresk Polignano a Mare. Me shkëmbinjtë që zhytën në detin e kaltër dhe ballkonet me pamje mahnitëse, ky qytet bregdetar është një ndalesë e shkurtër, por e paharrueshme.
• Më pas, udhëtojmë drejt Barit, kryeqyteti i rajonit të Puglias, ku në shoqërinë e guidës lokale do të vizitojmë monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë:
- Katedralen San Sabino
- Basilikën San Nicola, një vend pelegrinazhi me rëndësi ndërkombëtare
- Kështjellën Normanno-Svevo dhe Piazza Mercantile një nga sheshet më të gjalla dhe historike të qyteti
Në përfundim të vizitës, bëhet transferta për në aeroportin e Barit, për fluturimin direkt Bari – Tiranë, me nisje në orën 23:50.
Përfshihen NUK Përfshihen
- Biletat e avionit vajtje-ardhje ( TIRANE – BARI – TIRANE)
- Akomodimi ne hotel
- Mengjesi ne hotel
- Transfertat aeroport-hotel-aeroport dhe shetitjet me auobuz
- Guida shoqeruese Shqiptare
- Lejohet te meret me vete nje cante me permasa deri ne 40X30X20 cm / 8 kg pa rrota
- Taksa e turistit 5 €/person per nate
- Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume
Rezervo Tani
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
• Politikat për Fëmijët :
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
Detaje te tjera:
- Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
- Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
- Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
- Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
- Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
- Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
Informacion i rëndësishëm për klientët
- Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
- Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
- Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
- Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
- Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
- Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
- Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
- Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
- Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
- Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
- Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
- Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
- Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
- Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
- Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
- Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
- Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
- Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
- Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
- Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
- Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore