🌸 𝟐 𝐃𝐢𝐭𝐞 𝐧𝐞 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏-𝐌𝐀𝐓𝐊𝐀-𝐎𝐇𝐄𝐑 🌸

(2 Ditë |1 Natë)

💶 𝐂𝐦𝐢𝐦𝐢: 59€/person.

📅 Data e Udhëtimit : 7-8 & 8-9 Mars

Data te tjera :  15-16 , 22-23 , 29-30 Mars
: 5-6 , 12-13 , 19-20 , 26-27 Prill

📌Përfshihet në paketë:

✅ Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
✅ Akomodimi në hotel
✅ Mëngjesi
✅ Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
✅ Vizitat sipas programit

————————————————————————————————————-
ℹ INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :

🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€
🔹 Vendet e dyta: 5€
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje

👶 Politikat për Fëmijët
👶 Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).
👦 Fëmijët 3-6.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
🧑‍🦰 Fëmijët mbi 7 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.

Detaje të tjera :
• Pasaporta (me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për kalimin në Maqedonin e Veriut  .
• Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
• Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

ℹ️ Informacion & Rezervime
📞 Kontakte për rezervime:
•☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.

————————————————————————————————————-

  • INFORMACION I RENDESISHEM PER KLIENTET
    1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
    2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
    3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
    4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
    5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
    6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
    7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
    8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
    9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
    10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
    11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
    12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
    13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
    14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
    15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
    16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
    17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
    18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
    19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
    20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
    21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
    22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
    23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
    24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) nga 0 min deri 2 ore.

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Struge-Shkup
🕕 Nisja:
•Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
•Nga Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
•Nga Elbasani: Ora 6:45 (Kryqëzimi i Cerrikut )

☕ Ndalese për kafe dhe pushim gjatë rrugës.
🏢 Kalimi i kufirit në doganën e Qafë Thanës dhe udhëtimi drejt Strugës.
•Vizitë në Grykëderdhjen e Drinit të Zi dhe pedonalen pranë tijë si një nga pikat më piktoreske të qytetit
•Vazhdojmë udhëtimin drejt Shkupit ku pasi të kemi konsumuar drekën vizitën tonë të parë do ta kemi në kopshtin Zoologjik
•Vizitë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë në Ballkan, ku mund të shihni shumëllojshmëri të kafshëve në këtë kopsht(Opsionale hyrja 1.5 €/person )
🏨 Pas vizitës së kopshtit zologjik akomodimi në hotel në qendër të Shkupit.
🏛 Pas një pushimi në hotel vazhdojmë me vizitat e qytetit të Shkupit:
• Vizite në pjesën shqiptare të Shkupit si sheshi Skënderbej, mozaiku , Carshia e Vjeter(një nga më të vjetrat në Ballkan, ku mund të shijoni arkitekturën tradicionale, artizanatin dhe tregjet lokale)
• Shatërvani Olimpia - Nëna e Aleksandrit të Maqedonisë
• Ura e Gurit, një simbol historik i qytetit
• Sheshi "Maqedonia" me statujën e Aleksandrit të Madh
• Shtëpia-muze e Nënë Terezës
🍷 Mbrëmja e lirë për darkë në restorantet tradicionale të qytetit.

Dita 2 Matka-Oher-Tirane

🍽 Konsumimi i mëngjesi në hotel
🏞 Vizitë në Liqenin dhe Kanionin Matka, një nga zonat më të bukura natyrore të Maqedonisë së Veriut.
⛵ Shetitje me varkë në kanion dhe vizitë në Shpellën Vrelo, një nga shpellat më të thella nënujore në botë(opsionale 10€/person)
🏰 Udhëtim drejt Ohrit për të vizituar qytetin dhe kohë  për konsumimin e drekes .
🚍 Nisja drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës .
🕘 Mbërritja në Tiranë & Durrës në mbrëmje .

Nga
59 
0
59 
Në dispozicion:
Total:
0
59 

Përfshirë/Përjashtuar

  • Transporti vajtje-ardhje
  • Akomodimi në hotel
  • Mëngjesi
  • Vizitat sipas programit
  • Guida, shoqerues shqiptar
  • Drekat dhe darkat
  • Shëtitja me anije në Liqenin Matka opsionale (10€/person)
  • Bileta e hyrjes ne Kopshtin Zologjik opsionale (1.5€/person)
  • Gjithcka që nuk përmendet në rubrikën përfshihet