🌸 𝟐 𝐃𝐢𝐭𝐞 𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞-𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐏𝐞𝐣𝐞-𝐏𝐫𝐞𝐤𝐚𝐳 🌸

(2 Ditë | 1 Natë)

💶 Çmimi: 55€/person

📅 Datat e udhëtimit: 7-8 , 8-9  Mars
Data të tjera : •Mars: 15-16, 22-23, 29-30.
                          •Prill: 5-6, 12-13, 19-20 ,26-27 .
📌 Përfshihet në paketë:
✅ Transporti vajtje-ardhje me autobus komod
✅ Akomodimi në hotel në Pejë
✅ Mëngjesi në hotel
✅ Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
✅ Vizitat sipas programit
————————————————————————————————————-

⚠️ Shënime të Rëndësishme

•Rezervimi i vendeve:
•Vendet e para: 10€/person
•Vendet e dyta: 5€/person
•Vendet e tjera: Rastësore në nisje
👶 Politikat për Fëmijët
👶 Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus).
👦 Fëmijët 3-6.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
🧑‍🦰 Fëmijët mbi 7 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera :
• Pasaporte ose kartë indetiteti për kalimin në Kosove.
• Per personat nën moshën 16 vjec mund të kalojnë me certefikatë pa patur nevojë për shoqërim nga prindërit apo prokure.
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

ℹ️ Informacion & Rezervime

📞 Kontakte për rezervime:

•☎️ 068 602 6026 / 069 604 6441 (WhatsApp/SMS)
📍 Adresa: Rruga e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”
🕘 Orari i punës: 09:00 – 20:00.
————————————————————————————————————-
INFORMACION I RENDESISHEM PER KLIENTET
1. Cmimi eshte i percaktuar sipas udhetimit ne koston leke/euro.
2. Ne cmim perfshihet cdo sherbim qe citohet tek rubrika “Te perfshira ne cmim” te cdo programi te detajuar te udhetimeve.
3. Pagesa duhet te mbyllet perpara dates se realizimit te udhetimit, ne te kundert agjensia mund te mos e realizoje kete udhetim.
4. Agjensia rezervon te drejten te mbaje penalitete me pagese te plote ne rast terheqje nga ana e klientit nga ky sherbim.
5. Ne rast anullimi te udhetimit nga ana e agjensise, klienti njoftohet 1-3 dite para dates se udhetimit, pagesa e kryer nga klienti kthehet ne vleren 100%.
6. Ne rast ndryshimi te programit per permiresim, klienti njoftohet 1-3 dite perpara dates se udhetimit.
7. Ne rast ndryshimi te programit gjate kryerjes se udhetimit (mos dergimi ne destinacionin e publikuar per arsye teknike), agjensia merr persiper discount (zbritje) per nje udhetim/atraksion tjeter me te njejtat parametra (dite, distance udhetimi), ose kompensim ne vlere te tarifes se udhetimit per km te parealizuara.
8. Ne rast ndryshimi te vendit te akomodimit (hotel,bujtine) per arsye te konsiderueshme/te ndryshme, agjensia merr persiper akomodimin e klientit ne nje tjeter hotel/bujtine me po te njejtin standart, edhe me te mire, ne po te njejtin “qytet”, “fshat” apo “rajon”.
9. Nuk lejohet konsumimi i alkoolit, cigares, ushqimit dhe pijet e hapura ne automjete.
10. Per cdo demtim te automjetit apo hotelit personat pergjegjes duhet ta paguajne ate.
11. Per te gjitha udhetimet 2 ditore dhe me shume ditore, nese krevati nuk do te jete dopio, do te jene 2 krevate te bashkuara.
12. Agjensia nuk mban pergjegjsi per personat e kthyer nga policia, nga mungesa e dokumentacionit apo arsye te ndryshme.
13. Te gjithe personat poshte moshes 18 vjec te pashoqeruar nga te 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure te noterizuar per te kaluar kufirin doganor.
14. Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike per realizimin e ketij udhetimi, apo aktivitete te ndryshme sipas stines per cdo destinacion te caktuar.
15. Ne rast rimbursimi klienti duhet te ktheje mbrapsht bileten e udhetimit ne ambjentet e agjensise.
16. Ne momentin e mbylljes se pageses klienti ka rene dakort te ndjeke dhe udhetoje sipas programit te publikuar, duke perfshire ndryshime ne renditje te itinerarit por ne zhvillim te plote te tij.
17. Ne rast te pagesave online ky Voucher i dergohet klientit ne forme dokumenti (PDF).
18. Agjensia rezervon te drejten e shtyrjes se orarit ne raste teknike (0-2 ore).
19. Personi, i cili mbyll rezervimin duke kryer te gjithe pagesat, merr persiper te shperndaje kete informacion tek pjesemarresit e tjere.
20. Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e sendeve personale te pjesemarresve gjate udhetimit.
21. Agjensia nuk mban pergjegjesi per demtimet fizike qe mund te pesoni gjate pjesemarrjes ne udhetimet tona.
22. Vendosja ne vendet e para /dyta ne nje udhetim kryhet nepermjet rezervimit dhe pageses extra sipas detajeve te cituara ne programet e udhetimeve perkatese.
23. Ne rast vonese nga ana e klientit gjate udhetimit kur guida nuk vihet ne dijeni per ndonje problematike te mundshme , guida shoqeruese rezervon te drejten te largohet nga vendi i takimit dhe klienti I bashkohet ne menyre private ne ndalesen e radhes.
24. Transferta Durres-Tirane-Durres, per te mare pjese ne te gjitha udhetimet tona realizohet pa pagese extra. Per nisjen nga Durresi orari i transfertes eshte ora 05:00 mengjes, dhe ne fund te udhetimit transferta Tirane-Durres mund te kete vonesa (pritje) 0 min deri 2 ore.

Plani i Udhëtimit

Dita 1 Tirane-Gjakove-Pejë
🕕 Nisja:
•Nga Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
•Nga Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Itinerari:
☕ Ndalesë për pushim dhe kafe të mëngjesit gjatë rrugës.
🚏 Kalimi i kufirit në Morinë dhe hyrja në Kosovë.
🌆 Vizitë në Gjakovë
•Eksplorimi i Çarshisë së Madhe të Gjakovës – një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë në Ballkan.
•Vizitë në Xhaminë e Hadumit dhe monumente të tjera historike.
🌿 Vizitë në Pejë
•Shpella e Radacit (e njohur si “Shpella e Bukuroshes së Fjetur”) – një nga atraksionet më të veçanta natyrore në Kosovë.
•Ujëvara e Drinit të Bardhë – vend ideal për relaks dhe fotografi.
•Drekë në një nga restorantet buzë Drinit të Bardhë.
🔹 Opsionale: Eksperienca e Zip Line në Grykën e Rugovës (12€ për person).
☕ Kohe e lirë për kafe dhe eksplorim në qytetin e Pejës.
🏨 Akomodimi në hotel në Pejë.
🌙 Kohe e lirë për vizitë në qytet dhe konsumimin e darkës (opsionale në hotel ose restorante lokale).
Dita 2 Prekaz-Prishtine-Prizren-Tirane
🍽 Mëngjesi në hotel.
🛤️ Nisja drejt Prekazit Heroik.
🕊️ Vizitë në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari
•Një nga vendet më historike të Kosovës, në nder të familjes legjendare Jashari.
🏛️ Vizitë në Prishtinë
•Biblioteka Kombëtare e Kosovës – një nga ndërtesat më ikonike arkitekturore.
•Monumenti i Heroit Kombëtar Skënderbeu.
•Monumenti “Newborn” – simboli i pavarësisë së Kosovës.
•Kohe e lirë për shëtitje dhe kafe në kryeqytetin e Kosovës.
🏰 Vizitë në Prizren
•Shatërvani i Prizrenit – qendra e gjallë e qytetit.
•Xhamia e Sinan Pashës dhe Kalaja e Prizrenit (opsionale për ata që duan të ngjiten për një pamje mahnitëse).
•Kohe e lirë për konsumimin e drekës.
🚍 Nisja për kthim në Shqipëri me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
🕙 Mbërritja në Tiranë & Durrës rreth orës 21:00.
Nga
55 
0
55 
Në dispozicion:
Total:
0
55 

Përfshirë/Përjashtuar

  • Transporti vajtje-ardhje
  • Akomodimi 1 natë në Hotel
  • Mëngjesi
  • Guidë shoqeruese
  • Drekat-darka dhe shpenzimet personale
  • Bileta per ZIP-LINE 12€/person
  • Hyrja në Shpellën e Radacit 2€/person