HITI HYRJE P SER KARRKIM OSE Çelës ESC P TOR MBYLLJE
Blog thumbnail

Pse duhet te udhetojme?

Pse duhet te udhetojme?

Blog thumbnail

Udhëto dhe njih veten…
A nuk e ke dëgjuar shpesh edhe ti?
Udhëtimi është shumë më tepër se një preferencë. Të eksplorosh është shumë më tepër se vetëm një aventurë. Shumë fakte dhe të dhëna që mund të na duken të parëndësishme apo të cilat mund ti kemi nënvlerësuar, në të vërtetë mund të jenë tejet të rëndësishme në një vend apo botëkuptim tjetër. Supozojmë se do udhëtosh në një shtet të huaj, fare të panjohur për ty. Këtu fillon sfida më e bukur. Ndodhesh në aeroport, sapo ke mbërritur, ke shkelur në një kufi të huaj rregullat e së cilit ti i njeh vetëm teorikisht.
Po tani?

Gjuha. Ka plot shtetas të cilët konsiderohen racistë për shkak të mungesës që shfaqin në komunikim (Pretendojnë se nuk njohin një gjuhë të caktuar, psh: gjuhën angleze, edhe pse është gjuhë ndërkombëtare!). Ironike apo jo? Epo ndodh! Dhe nuk ka pak raste që e kanë vërtetuar këtë. Atëherë çfarë mbetet? Të përshtatesh. Të përpiqesh. Në mos një, dy…tre vendas me siguri i katërti do të të përgjigjet. Se në ç’mënyrë këtë nuk mund ta parashikosh, por ajo përgjigje është ajo çfarë ty të duhet për momentin, ndaj fokusohu dhe përpiqu të mos ndikohesh nga faktorë të tjerë si frika ndaj mungesës së mirësjelljes, përgjigjes negative etj. Të gjitha këto bëhen më sfiduese nëse po udhëton vetëm, por njëkohësisht edhe të vlefshme për ty!


Përpara se të nisesh në një vend, të huaj sidomos, sigurohu të kesh marrë informacionet e duhura për të. Cilat janë mjetet më të favorshme të transportit? Kosto e tyre? Ka vende ku mund të përfitoni nga “hiletë” e transportit, psh në Romë, nëse blini një biletë autobusi, mund të ndërroni autobusë dhe tramvaje për sa minuta udhëtimi është i vlefshëm, duke shfrytëzuar të njëjtën biletë! Mundësi e mirë, apo jo? Po kështu, duhet të keni paraysh pikat ku mund të gjeni mjete transporti të përshtatshme për ju ose të provoni Autostopin! Ka plot njerëz që e shfrytëzojnë këtë metodë për një transport dhe njëkohësisht ka plot njerëz që jua mundësojnë atë duke ju marrë me vete!

Tingëllon si aventurë sepse në fakt e tillë është! Mjafton të dilni në rrugën kryesore dhe të “provoni fatin tuaj”! Kjo mënyrë është tepër interesante dhe për të njohur njerëz të rinj e ndoshta me këtë rast të krijoni edhe miq të rinj! Për këtë, ju duhet të dilni nga zona e komfortit! Do ta shihni se sa të bukura dhe argëtuese janë sfidat e reja, sidomos ato me të cilat nuk jeni përballur më parë.


Një pjesë shumë e rëndësishme e vendit është kultura. Vende të ndryshme kanë tradita dhe zakone të ndryshme. Kjo është interesante, por mund të jetë edhe problematike!! Për shembull, në disa vende realizimi i aktiviteteve me dorën e majtë konsiderohet ofendues! Ky rregull aplikohet në disa pjesë të botës si Lindja e Mesme, Sri Lanka, India etj. Për më tepër, edhe nëse vizitoni një vend tjetër, ju nuk e dini me siguri me çfarë njerëzish përballeni, traditat e zakonet e tyre, nëse ato janë ofenduese apo të pëlqyeshme, ndaj përpiquni të respektoni të paktën traditat vendase.

Duke u përpjekur të gjeni mënyra të reja të zgjidhjes së situatave ju natyrshëm do filloni të kuptoni më shumë për veten, të sfidoni limitet, sa mund të përballoni, si mund të arrini të reagoni ndaj një problemi apo ngjarjeje të pafavorshme, sa mund të përshtateni më një kulturë të re, vend të ri nga ai në të cilin jeni mësuar.

Leave a reply

Your email address will not be published.